BE bën thirrje ndaj tensioneve Kosovë-Serbi: Dialogu, mënyra për të zgjidhur çështjet

15 Janar 2017, 12:13Rajoni TEMA

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, dhe ekipi i saj janë duke vëzhguar nga afër zhvillimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës në ditët e fundit, në theks të veçantë ngjarjen e së shtunës. Kjo u theksua në komunikatën e zyrës së kreut të diplomacisë të BE-së.

“BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me të dyja palët për ngjarjet e së shtunës. Përfaqësuesi i Lartë ka folur tashmë me kryeministrin Vuçiç,” ka thënë për “Tanjug” zëdhënësja Maja Koçijançiç.

Koçijançiç në një deklaratë me shkrim, ka thënë tha se BE-ja i bën thirrje të dyja palëve për të treguar përmbajtje dhe maturi, si dhe t’i kthehen çështjes së dialogut.

“Dialogu është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura me interes të përbashkët”, ka thënë Maja Koçijançiç.

Një ditë më parë autoritetet në Kosovë nuk kanë lejuar hyrjen në territorin e saj të një treni që ishte nisur nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin Kosova është Serbi në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare.

Treni ishte nisur me gjithë protestën e Prishtinës e cila e vlerësoi synimin për hyrjen e tij në Kosovë si provokim dhe shkelje të sovranitetit të saj.

2 komente në “BE bën thirrje ndaj tensioneve Kosovë-Serbi: Dialogu, mënyra për të zgjidhur çështjet”

  1. kd says:

    Ore ju moter q…e BE serbi dergon trenin provokativ ne mes te dites e ju nuk dini gje tjeter e thoni po te njejtin avaz “dialogu” dialogu i kkk me keta bagati Stepash ne vend qe te merrni vendime e tu tregoni serbeve deren e mbyllur te BE i ledhatoni bishtin duke ju thene me “dialog” dhe kujt serbit jeni rrota kkk ju te BE apo beni te tillin

  2. ARI says:

    KUJDES KOSOVE SERBIA DO FUTET NE VERI SI RUSIA NE KRIME. PRANDAJ KANE CUAR USHTRINE NE PRESHEVE QE MOS TE HUMBIN PRESHEVEN KUR TE PUSHTOJNE VERIUN E KOSOVES ARMATOSNI POPULLIN URGJENTISHT EDHE MBYLLNI BISEDIMET EDHE KUFIRIN ME USHTRINE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje