Humor i zi i serbëve në rrjetet sociale: Linja e radhës që do të hapim është Serbi-Tokio...

15 Janar 2017, 13:44Rajoni TEMA

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë filluar talljet rreht trenit te nisur drejt Kosoves, duke publikuar komente dhe imazhe nga më të ndryshmet .

Treni, i cili  kishte slogane serbomadhe mes të cilëve edhe “Kosova është Serbi”, planifikohej të riniste linjën Beograd-Mitrovicë,  por ka arritur vetëm deri në Rashkë dhe është kthyer prapa për në Beograd.

Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ishte ai që e vendosi ta ndalte trenin, në mënyrë që të mbroheshin jetët e njerëzve dhe të pengohej ndonjë konflikt më i gjerë, raporton Telegraf.

Por, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar përmes komenteve dhe fotografive satirike.

Komentet:

-“Linja e radhës që do ta hapim është Serbia deri në Tokio.

– “Arriti treni i Vuçiqit deri në Rashkë, ndërsa nga Rashka u kthye prapa!!!”, “Na shpërtheu goma, duhet të hipim në tren.”

-“Kosova është Serbi vetëm në parashikimin e motit.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje