Një video e filmuar në Rusi, e cila tregon momentin e një zënke mes një çifti, që përfundon keq, është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Çifti shihet teksa debatojnë me njëri tjetrin dhe në një moment, burri humbet kontrollin duke e ngritur gruan, e duke e futur atë në një kosh plehrash në rrugë.
Mendohet se shkaku i zënkës mes çiftit, ishte dyshimi që burri kishte se bashkëshortja e tradhëonte.
Pamjet, që zgjasin pak më tepër se 20 sekonda, nuk tregojnë se si gruaja arriti të dilte nga koshi, apo nëse dikush e ndihmoi.