Një kompani po planifikon të ndërtojë qytetin e parë “pluskues” në mes të oqeanit Paqësor.
Qeveria e Polinezisë franceze ka nënshkruar një marrëveshje me një firmë amerikane dhe shpresojnë që ndërtimi të fillojë në vitin 2019.
Instituti “Seasteading” ka 5 vjet që mendon si të ndërtojë qytete që “pluskojnë” në det.
Polinezia franceze, një bashkim i 118 ishujve në Paqësorin jugor, është në rrezik nga rritja e nivelit të detit.
Ky projekt mjaft inovativ pritet të tërheqë shumë turistë dhe të ketë përfitime të mëdha ekonomike.