Partizani nis përgatitjet, Agustin Torassa bashkohet me skuadrën

19 Janar 2017, 18:01Sport TEMA

Partizani i është rikthyer seanca stërvitore në Tiranë pas kthimit nga Antalya.

Nën dretjimin  e trajnerit, Sulejman Starvova, grupi i lojtarëve ka qenë i plotë ku skuadrës i është bashkuar dhe mesfushori argjentinas Agustin Torassa.

Në seancën e sotme stafi teknik zhvilloi një seancë të karakterit tekniko – taktik, dhe nga sot deri më 28 janar kur edhe rifillon kampionati përgatitjet do të jenë në funskion të ballafaqimit të parë të vitit 2017 ndaj Luftëtarit sfidë e cila do të luhet në Gjirokastër.

Objektivi i 15-herë kampionëve të vendit këtë sezon është fitimi i titullit kampion. Momentalisht Partizani renditet në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit me një pikë më pak se Kukësi që mban vendin e parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje