Ditmir Bushati: Besimplotë se “Trump” do të vijojë angazhimin në Shqipëri

20 Janar 2017, 11:50Politika TEMA

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati shpreson që administrata e re Trump do të vijojë angazhimin amerikan në Shqipëri, si garancia e vetme për të intensifikuar më tej kursin euro-atlantik të rajonit.

Në një mesazh në Facebook për ndryshimin e administratave në SHBA, Bushati falenderon dhe sekretarin aktual të shtetit John Kerry për përkushtimin e treguar ndaj Shqipërisë.

“Teksa Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry lë detyrën, dëshiroj ta falenderoj përzemërsisht për përkushtimin e dëshmuar në çimentimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikundër për angazhimin e tij dhe të administratës së Presidentit Barack Obama për konsolodimimin e proceseve demokratizuese dhe forcimin e sigurisë në Europën Juglindore.

Jam besimplotë se Sekretari ri i Shtetit Rex Tillerson dhe administrata e Presidentit Donald J. Trump do të vijojnë angazhimin amerikan në këtë kënd të Europës, si garancia e vetme për të intensifikuar më tej kursin euro-atlantik të rajonit”, thuhet në mesazhin e Bushatit.

1 komente në “Ditmir Bushati: Besimplotë se “Trump” do të vijojë angazhimin në Shqipëri”

  1. refuxhiu says:

    I zuni fryka shqiptart se mos I braktis amerika..
    si bicim qensh,kur disorientohen neqoftese zotnija e tyre largohet per ca koh me hollidej.
    mos u shqetsoni o zagarer shqipetare. mosu tutni.
    nuk ju shlo amerika freleshuar ju. kapistren e ka te sigurt.
    edhe nese amerika shkon per hollidej,kujdeset usta gjermani per ju o qener te pangopur.
    vetemlehni ju,se buk ka boll. ushqim qensh mo….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje