Vihet nën hetim Shkëlzen Berisha, bashkë me të Guxholli, Vokshi, Alibali dhe Bozdo

20 Janar 2017, 08:29Politika TEMA

Pas publikimit të transaksioneve dhe dokumenteve nga komisioni hetimor parlamentar, për tërheqjen e 7 milionë eurove nga sekseri Nuel Kalaj, me çanta, në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, pa paguar asnjë taksë dhe pa kryer një punë të dokumentuar, në lëvizje janë vënë menjëherë institucionet kompetente.

Shqiptarja.com ka mësuar se, institucionet ligjzbatuese, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, kanë nisur hetimet ndaj shtetasit kosovar Nuel Kalaj, për pastrim parash, evazion fiskal dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Autoritet përgjegjëse, përfshirë edhe shërbimet inteligjente, bazuar në indiciet e ditëve të fundit, po hetojnë burimin e 7 milionë eurove të tërhequra nga Nuel Kalaj, mundësinë e ndarjes me persona të tjerë, tjetërsimin si dhe skemën e investimit në pasuri të paluajtshme, nëse ka.

Shqiptarja.com ka mësuar gjithashtu se verifikimit për pastrim parash po i nënshtrohen edhe rrethi i personave të lidhur me sekserin Nuel Kalaj, ku përfshihet edhe i biri i Sali Berishës, Shkëlzen Berisha.

Sipas një e-maili të ish-drejtorit të CEZ në Shqipëri, Josef Hejsek, drejtuar nëndrejtorit të CEZ-it në Pragë, Tomas Pleskac, Nuel Kalaj rezulton mik i besuar i Shkëlzen Berishës, ku ky i fundit duket se i ka vënë vulën shitjes së OSSH tek çekët. Po ashtu, organet kompetente po verifikojnë edhe veprimet dhe mosveprimet e ish-drejtuesve, gjatë kohës kur Nule Kalaj ka mundur të tërheqë 7 milionë euro, nën hundën e institucioneve, pa paguar taksa dhe pa kryer një shërbim të dokumentuar.

Për një hetim sa më efikas, ka nisur edhe një bashkëpunim mes institucioneve kompetente, në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara vitet e fundit. Në ditët në vijim pritet të dalin edhe rezultatet e para të verifikimit për lëvizjen e parave dhe personat e përfshirë në skandalin më të madh të 25 viteve të fundit.

Edhe pse ka dyshime të forta se paratë e tërhequra mund të jenë ndarë jashtë sistemit bankar, mes personave që kanë mundësuar shitjen e OSSH në dëm të shqiptarëve, komisioni hetimor parlamentar u ka kërkuar bankave transaksionet bankare për Nule Kalajn, Shkëlzen Berishën, Sali Berishën dhe Hamza Merxhanin. Komisioni hetimor ka dyshimet të forta për 15 milionë euro transaksione bankare të dyshimta, të cilat kanë lidhjet me privatizimin e OSSH.

Po ashtu komisioni u ka kërkuar bankave transaksionet bankare për Suzana Guxhollin, Mimoza Vokshin, Neritan Alibalin, Enno Bozdon dhe familjarët e tyre, si dhe transaksionet bankare për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit, Negocimit dhe Transparencës.

Po verifikohen gjithashtu edhe lëvizjet e Kastriot Ismailajt dhe Shkëlzen Berishës, pas informacioneve se në periudhën 2009, 2010, 2011 kanë qenë së bashku në Pragë.

Po verifikohen edhe tablatet telefonike të Sali Berishës dhe Nuel Kalaj, pas informacioneve se ka pasur mbi 100 telefona mes tyre. Gjithashtu po verifikohen në sistemin TIMS lëvizjet e Sali Berishës, Shkëlzenit dhe të Nuel Kalajt nëse përkojnë me e-mailet dhe dëshmitë e administruara nga komisioni hetimor.

12 komente në “Vihet nën hetim Shkëlzen Berisha, bashkë me të Guxholli, Vokshi, Alibali dhe Bozdo”

  1. Genti says:

    Po Fred Rrushaj qe orkestroi operacionin e vjedhjes pse jashte, apo se eshte shoku dhe sekseri i zyrtareve te larte te prokurorise.

    1. saliu says:

      albana vokshi fytyra e shemtuar dhe e deformuar e politikes nje injorante me brire duhet te shkoje ne burg per privatizimet dhe koncensioet ne nafte dhe energjitike po te kete shtet kete gorrille e con pas hekurave. po keshtu edhe eminenca gri dashnorja e disa ministrave dhe bishtperdredhura guxholli duhet te laje hesapet per te gjitha poshtersite dhe korrupsionin qe ka bere ndersa per peshqit injorante si enno me dy nn dhe injoranti tjeter i partise se fatmir frymeqelbtit dhe ndotesit te cdo mjedisi ku rri duhet ndonje vit burg se kane pranuar te perdoren si mish per top.

  2. Salist says:

    Keni ven nen hetim Xenin ???

    Xen SYKOQEPORDHEN ???

    Po ai eshte Xen SYKOQEPORDHA mer maskarenj !!

    Rrofte Sali Berisha

    1. Bambi says:

      Jo shqipe jo. Eshte hile…
      Hetohet dhe do dale pa lagur Shkelzeni sepse jane po ata gjyqtare e prokuror te korruptuar qe u bene te pasur nga babi Shkelzenit.
      Po nxitojne qe ta bejne sa me shpejt qe te dale Zeni pa lagur.
      Dhe Rama do thote: Beme ate qe mundem, drejtesia ishte e korruptuar.
      Por ne te njejten kohe nuk mund te gjykohesh dy here per te njejtin krim.
      Keshtu qe ne fund te gjithe hajduto/politikanet mbeten te kenaqur, poplli i genjyer ( si gjithmone),
      Zeni gezon milionat e vjedhura, i pafajshem me vendim gjykateee

  3. Kola says:

    Keto shurdhjesa prodhime te bordellos serbe te Karaxhicit, grabiten e shperdoruan pasurite e ketij vendi, ndaj syte e shqiptareve jane tek ky mut vetingu qe akoma s’po thote gje. Te shohim sa do na duhet te presim.

  4. Ivan i madh says:

    E sa ka per te hetuar per kete bande kriminale po kush te hetoje prokuroria e Hires qe eshte kapur si pronari i saj Berisha me shpatulla pas murit si bashkepuntore ne krimin ekonomik e fizik. Ky komision pse sben dhe hetimeve ne airoportin e Rinasit per udhetimet e spordhiakut te Berishes Zenit dhe bagazhet e tij. Se flitej se ne 2013 muajte e fundit para zgjedhjeve heren e fundit dergoi jashte vendit tre valice te pa kontrolluar se cfare kishin brenda nga kontrolloret e airoportit te Rinasit te cilet e dine destinacionin per ku do shkonin. Besoj se dhe keto hetime do ndimonin ne zbardhjen e kesaj ceshtje koruptive qe po hetohet.

  5. eltoni says:

    Eshte e vertet qe mungon Alfred Rrushaj dhe me e bukura eshte qe po ti futesh pak me thelle eshte mjeshter i si hajdut qe nga viti 2001 me PRiftin ne KESH vazhdoj edhe me Harasanin dhe me ne fund e mbylli me PD..HAHA…Boll ti shikoni pasurine qe ka ne Tirane edhe pse banon ne pallat dhe nje vile ne golem ne plazh plus gjera te tjera qe sdo shume ti gjesh pa shume mund si shume hajdute te tjere ne kete vend qe keta e kane qelbur edhe per meriten tone si popull krenar qe jemi…

  6. Lennard says:

    Kjo ngjarje duhet te jete ne objektiv te gjithe institucioneve shteterore.Lista eshte e gjate po duhen hapsanosur te gjithe legenet e perlyer.
    Po shoqeria civile ku eshte? apo vazhdon e merret me plehra!!! Po ka plehra me te qelbura se bashibozuket e korruptuar qe kane thithur te gjitha pasurite publike te shqiptareve???

  7. alphade says:

    Ndersa per nje ” gabim te djalit te Atashehut tone ne Turqi brenda 24 oreve,
    ministra e mbrojtjes e shkarkon ,me hajnat,kriminelet ,mafiozet ,e dinastise
    Berisha keni 4 vjet qe vini verdalle si gomari ne leme dhe as guxoni t’i permen-
    di emrin per keq ,jo me ta coni prapa hekurave , ! Merreni me fakiret dhe i lini
    kriminelet te livadhisin dhe t’ju ofendojne,denigrojne ,kurverojne ,etj. Dhe Ju
    zoterinj doni te na beni ” shtet” ! Turpi ju mbulofte , frikacake,brekdhjere,nuk
    vleni as 5 aspra ! Merruni me varfanjaket,hallexhijne ? Shqiperine e kane zene
    per fyti MASKAREJT …….! Otempira,o mores ! ,! Duhet te ngrihet populli ! Po kush
    do t’i drejtoje ,perseri MASKAREJT. ,!

  8. Flori dhe shkuar floririt says:

    Arrestoni Genc Rul miun sepse ai eshte autori i fshehjes se parave te shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje