Një avari në avionin e linjës Singapor ka sjellë ndërprerjen e udhëtimit të delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, në drejtim të Shqipërisë.
Kreu i qeverisë ishte për një vizitë dy ditore në vendin aziatik, i shoqëruar nga një delegacion në përbërtje të të cilit ndodheshin ministra dhe përfaqësues të biznesit.
Kësisoj, i gjithë delegacioni, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, ka mbetur në Singapor si pasojë e një defekti në motorin e avionit të kompanisë gjermane, Lufthansa.
Avioni duhej të nisur nga pista e aeroportit rreth 3 orë më parë, por fluturimi është anuluar. Mësohet se delegacioni do të udhëtojë drejt Shqipërisë me një ditë vonesë.
Ngjarja konfirmohet për Report Tv nga burime pranë delegacionit.