30-vjeçaria Drilona Duriçi që humbi jetën nga flakët e bllokuar në ashensor, priste një fëmijë.
Burime nga Mjekësia Ligjore mësohet të ketë thënë për Report Tv, se viktima ishte në muajin e gjashtë të shtatzanisë.
Vdekja e tmerrshme e nënës së një 5 vjeçari, ndodhi pak ditë më parë ku problemet teknike të ashensorit, shkaktuan një zjarr në strukturën e tij.
Sipas Inspektoratit Shtetërore Teknik dhe Industrial, ky ashensor prej vitesh nuk kishte kryer asnjë kontroll.
Sapo kanë shpërthyer flakët 30-vjeçarja ka kërkuar ndihmë tek fqinjët të cilët janë përpjekur t’i vinë në ndihmë duke i hedhur disa kova ujë derës së ashensorit.
Trupi i pajetë është nxjerrë vetëm pasi zjarrfikësit kanë çmontuar derën metalike.
Mësohet se në atë pallat prej kohësh nuk kishte asnjë administrator.