Sarandë, vetëdigjet me benzinë një person

22 Janar 2017, 19:31Kronika TEMA

Një person i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëdjegur në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:43, në lagjen nr.4 Sarandë, poshtë rrugës “Mitat Hoxha”, ku i ka vënë flakën vetes me lëndë djegëse të dyshuar “benzinë” dhe për shkak të djegieve në trup ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se, pranë trupit të pajetë, policia ka gjetur një kapele dhe një bidon plastik me mbetje të lëndës djegëse si ajo e benzinës.

Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar është i seksit mashkull, rreth 30-40 vjeç, 175 cm i gjatë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, raporton TCH.

Burime nga policia bëjnë të ditur se një dëshmitar ka parë veprimin dhe ka ndërhyrë për të shuar flakët, por nuk ka mundur ta shpëtojë personin që humbi jetën dhe më pas ka njoftuar menjëherë blutë e Sarandës.

1 komente në “Sarandë, vetëdigjet me benzinë një person”

  1. Pelasgian says:

    Shume gjynah , menyre ekstreme e vetvrasjes.

    Aq halle sa ka ai popull , cuditem qe akoma nuk kan vrare veten 90% e popullsise.

    U prehte ne paqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje