“Ekipi i FMN-së arriti një marrëveshje në nivel stafi me autoritetet e Shqipërisë, për politikat që nevojiten për të përfunduar shqyrtimin e nëntë dhe të dhjetë të EFF-së. Misioni diskutoi edhe për prioritetet e politikave në kuadër të Monitorimit pas Programit. Programi ekonomik vazhdon të ecë sipas planit dhe i ka arritur objektivat bazë të korrigjimit të çekuilibrave të mëdhenj makroekonomikë dhe të fuqizimit të rritjes ekonomike. Janë përmbushur shumica e objektivave të synuar sasiorë. Pavarësisht nga disa vonesa, është arritur një progres përgjithësisht i mirë në vënien në zbatim të reformave strukturore.
“Programi e ka vendosur ekonominë shqiptare në rrugën drejt financave publike solide, stabilitetit financar dhe rimëkëmbjes ekonomike. Me mbylljen e programit, do të jetë thelbësore që Shqipëria të angazhohet për vazhdimin e reformave ekonomike. Këto reforma janë me rëndësi jetike për rritjen e besimit, nxitjen e investimeve dhe fuqizimin e perspektivës për rritje. Rekomandimi me kusht i kohëve të fundit për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE shënon një moment të rëndësishëm, sepse njeh angazhimin e autoriteteve në këtë proces të reformave.
“Ekipi i FMN-së parashikon fuqizim të ekonomisë. Rritja e PBB-së pritet të ketë arritur në 3,4 për qind në vitin 2016 dhe parashikohet të përshpejtohet në rreth 4 për qind në periudhën afatmesme, e mbështetur kryesisht tek investimet e mëdha të huaja të direkte të lidhura me energjetikën dhe te një rritje e kërkesës së brendshme. Vitin që shkoi inflacioni mesatar arriti 1,3 për qind, në përputhje me kërkesën e brendshme në rritje, si dhe pritet të vijojë të rritet gradualisht derisa të arrijë normën e synuar prej 3 për qind në vitin 2018. Defiçiti i llogarisë korrente pritet të zgjerohet për shkak të nivelit të lartë të importeve që nevojiten për projektet e sektorit energjetik, nga rreth 12 për qind e PBB-së në 13,5 për qind e PBB-së në 2017-2018.
“Të dhënat paraprake tregojnë se buxheti i vitit 2016 ka arritur një balancë primare pozitive, diçka më pak se niveli i programuar. Të ardhurat ishin nën plan, kryesisht për shkak të rënies së arkëtimeve nga tatimi mbi vlerën e shtuar, ndërsa realizimi i shpenzimeve u përmirësua ndjeshëm me afrimin e fundit të vitit. Borxhi publik ka filluar rënien, por mbetet i lartë në nivelin mbi 70 për qind të PBB-së. Për të arritur objektivin afatmesëm për borxhin, autoritetet kanë rënë dakord të synojnë arritjen e një balance primare prej 0,7 për qind të PBB-së në buxhetin e vitit 2017, si edhe të kursejnë të ardhurat e njëhershme të paplanifikuara në buxhet, prej rreth 0,5 për qind të PBB-së.
“Qëndrimi për një politike monetare akomoduese nga ana e Bankës së Shqipërisë është i duhur dhe përputhet me objektivin e saj për stabilitetin e çmimeve. Sistemi bankar mbetet i qëndrueshëm, likuid dhe i kapitalizuar mirë. Kredia për individët po e rimerr veten, por stoku i kredive nën standard, që vijon të jetë i lartë në nivelin mbi 20 për qind të kredive, po frenon huadhënien për bizneset. Me rëndësi parësore për zgjidhjen e kredive nën standard është zbatimi i ligjit për falimentin, dhe ligjit për përmbaruesit privatë.
“Sa i takon së ardhmes, rekomandohen këto prioritete: të vijohet zgjerimi i të ardhurave për të fuqizuar financat publike dhe për të siguruar qëndrueshmërinë në kohë të borxhit; të ulet niveli i kredive nën standard për të fuqizuar stabilitetin financiar dhe për të mbështetur rimëkëmbjen e huadhënies; dhe të çohen përpara reformat strukturore për të përmirësuar klimën e biznesit. Në këto fusha është arritur progres i rëndësishëm por nevojitet të punohet më tej për t’i çimentuar këto arritje. Në këtë aspekt, objektiva të rëndësishëm mbeten fuqizimi i administratës tatimore, zgjerimi i bazës tatimore dhe zbatimi i një tatimi mbi pronën me bazë vlerën. Përmirësimi i drejtimit financiar publik do të ndihmojë në sigurimin e shpenzimeve publike më efikase dhe në mbajtjen në kontroll të detyrimeve të prapambetura. Nevojitet një zbatim i shpejtë i strategjisë për zgjidhjen e kredive nën standard për të fuqizuar huadhënien për sektorin privat. Për të rritur aftësinë konkurruese me rëndësi kritike do të jenë reformat strukturore për përmirësimin e mëtejshëm të mjedisit të biznesit, zgjidhjen e mangësive infrastrukturore dhe rritjen e kualifikimit të krahut të punës.
“Bordi Ekzekutiv i FMN-së pritet të diskutojë për shqyrtimin e nëntë dhe të dhjetë në shkurt 2017. Aprovimi i shqyrtimit do të mundësonte lëvrimin e 57.28 milion SDR (rreth 72.4 milion euro). Programi 36-mujor në formë EFF-je për Shqipërinë është miratuar më 28 shkurt 2014.
nje bravo te madher per punen qe po beni me ekonomin e cila ne 20 e kusur vite vetem u shkaterrua kshuqe vazhdoni sic e keni nisur se jeni ne rruge te mbare
ka lezet me pare vetem parashikime te zeza tani ka lezet ka nje permiresim te ndjeshem qe pohohet nga FMN, po ashtu dhe te imazhit qe kane te huajt per ne, edhe pse avash shume gjera po ndryshojne per mire
ore dini te lexoni ju?e kuptoni qe nuk jane realizuar te ardhurat e pritura, as nga dogana as nga tatimet?merrni nje perkthys ore nejrez, apo s’ju mjafton pakesimi i pareve ne xhepat tuaj?
nje bravo e madhe me pune arrihet gjithcka ja ka vlejt dhe bashkepunimi me FMN per tarrit tek kto rezultate qe jemi sot qe nuk jane pak per nje ekonomi te brisht si e jona
Bravo pune te mbare dh suksese ?
2017 nje vit i mbare per ekonomine vendase, suksese…
Ne raportin e fundit per vitin 2016 FMN shkruan qe Rama s’mund te ule borxhin publik dhe opozita eshte e pakontrollueshme.
besoj se nuk ka me vend per keqkuptime. kjo qeveri ka bere te pamunduren per te miren e te gjithve ne. jetonim ne nje skamje totale dhe saliu na thonte qe jemi mire me ekonomine pra si nkohen e enverit.