Përpara disa ditëve Instituti i Statistikave publikoi një anketë që ka të bëjë me buxhetin e familjeve shqiptare për vitin 2015 ku në thelb të saj ishte struktura e shpenzimeve familjare. Analistë të shumtë u derdhën mbi këtë “ushqim” dhe nuk munguan të shfaqen në ekranet e televizorëve për të dhënë opinionet e tyre rreth kësaj dukurie. Moderatorët e emisioneve kishin ftuar ata të zakonshmit që flasin si ekspertë për politikën, për urbanistikën, për kozmosin dhe për çfarë nuk flasin por në shumicën e rasteve as kush nuk i merr vesh. Përgjithësisht opinioni i tyre kishte te bënte me leximin e statistikave duke i ngjyrosur ato edhe politikisht. Disa të tjerë nuk nguronin të evidentonin edhe trendin e shpenzimeve që sipas tyre është i njëjtë me atë të Europës duke bërë thjesht krahasimin e strukturës në përqindje.
“Magjia” e përqindjeve
Përgjithësisht gjuha e statistikave synon të jetë e qartë dhe e kuptueshme për të gjithë. Ajo është sintezë e një sërë faktorësh që kanë ndërvepruar në prodhimin e rezultatit përkatës. Por për të kuptuar përmbajtjen e tyre duhet të analizohen pikërisht faktorët që kanë sjellë rezultatin dhe për ta bërë këtë kërkohet një minimum kulture profesionale ndërkohë që një analizë e thellë e faktorëve dhe e rezultateve statistikorë kërkon kulturë të gjerë profesionale dhe multidisiplinore. Shpesh herë të dhënat relative të shprehura në përqindje dhe ato mesatare krijojnë keqkuptime dhe nuk përfaqësojnë realitetin në të gjithë populacionin që përfshin treguesi. Ato kanë rëndësinë e vet të padiskutueshme për të treguar trendin e dukurive por prej tyre nuk mund të merren kurdoherë zgjidhje kapilare dhe individuale. Mjafton të përmendim faktin se mostrat e zgjedhura dhe mënyrat e mostrimit mbartin mjaft gabime ndërkohë që studimet pranojnë vetë një marzh gabimi i cili është në vartësi të madhësisë mostrës në krahasim me populacionin. Vetëm analiza e burimeve tëtë dhënave në thellësi mund të na çojë në përfundime reale.
Përpara se të kthehemi te shifrat e publikuara le të japim disa opinione mbi shpenzimet e konsumit të familjeve dhe struktura e tyre. Madhësia e shpenzimeve të familjes është e limituar dhe kufizohet me të ardhurat ose të hyrat në buxhetin familjar të cilat mund të jenë nga burime të ndryshme përfshirë edhe huatë e ndryshme. Struktura e shpenzimeve është rrjedhojë e një sërë faktorësh që kanë të bëjnë me gjendjen ekonomike sociale dhe kulturore të familjes si dhe vartësisht prej kësaj me prioritetet që ajo cakton. Për të kuptuar më qartë se si funksionojnë dhe si duhen lexuar statistikat le të shqyrtojmë disa elementë të kësaj ankete.
Shpenzimet për ushqim
Shpenzimet për ushqim janë prioriteti parësor i çdo familje, ato janë të lidhura me vazhdimin e jetës dhe riprodhimin e saj. Por madhësia e këtyre shpenzimeve ka një kufi fizik qëështëplotësimi i nevojave për ushqim të familjes. Këtu termi “nevoja” është përsëri relativ por gjithsesiështë i kufizuar, ka një tavan. Ai është relativ sepse shpenzimet për ushqim ndryshojnë në vartësi të gjendjes social ekonomike të familjes që do të thotë se familje me nivel kulturor të ulët kanë një asortiment të kufizuar të konsumit të produkteve ndërkohë që familjet e pasura dhe me nivel të lartë kulturor tentojnë një asortiment më të gjerë të produkteve dhe me një cilësi dhe çmim më të lartë. Këtu përsëri ka një kontradiksion njerëzit që merren me punë fizike ku përgjithësisht janë shumica e popullsisë kanë nevojë për kalori më shumë se ata që merren me punë mendore dhe nuk kryejnë aktivitet fizik.
Por e gjitha kjo ashtu siç thashë ka një tavan dhe kufizohet nga kaloritë që ka nevojë trupi i njeriut për të kryer aktivitetin e përditshëm jetësor. Duke Ju referuar të dhënave të anketës së publikuar nga INSTAT dhe duke bërë krahasime me vendet e BE dalin disa konkluzione që na imponojnë kujdes në leximin e këtyre statistikave. Kështu rezulton seshpenzimet për ushqimdhe pije jo alkoolike në vendin tonëzënë 48.7 përqind kundrejt 12.3 përqind që janë ato të vendeve të BE. Shumëinterpretime dalin nga këto dy shifra dhe disa “analistë” nuk ngurojnë të thonë se ne konsumojnë shumë ushqime në krahasim me vendet e BE, disa të tjerë fajësojnë nivelin kulturor tëshqiptarëve që sipas tyre kjo shifër tregon se shqiptarët nuk dinë të shpenzojnë paratë dhe i përdorin vetëm për ushqime.
Duke mos mohuar kategorikisht këto përfundime pasi sipas opinionit tim kanë elementë të së vërtetës por nuk janë e gjithë vërteta, po sjell në vëmendjen e lexuesit faktin se paga mesatare në vendet e BE llogaritet në 1.508 euro/muaj me një luhatje nga 3149 Euro në Luksemburg, në 382 Euro në Bullgari, ndërkohëqë vendi ynë ka një pagë mesatare prej 380 Euro ( në sektorin shtetëror) Por në se, me interpolim do t’ë përftojmë se sa do të ishin paratë në shumë absolute që konsumojnë shqiptarët për ushqim e pije alkoolike në vlerë absolute, duke marrë për bazëpërqindjet e mësipërme, rezulton se kjo shumëështë e pothuajse e barabartë me atë që konsumojnë vendet e BE.
Kjo shpjegohet me faktin që“tavani” i nevojave për ushqim e dikton një gjë të tillë nga ana tjetër tregon se prioriteti i shqiptarëve është ushqimi për të tjerat “çfarë të teprojë”. Por kjo në pamje të parë krijon përshtypjen sikur shqiptarët ushqehen njëlloj si europianët. Sigurisht kjo nuk është e vërtetë pasi në se do të analizojmë elementët e kostos të ushqimit dalin disa përfundime që e kundërshtojnëkonkluzionin e mësipërm. Në se do t’i referohemi strukturës së produkteve që konsumojnë shqiptarët, rezulton se pesha specifike më e madhe e ushqimeve janë ato të importuara nga vendet e BE ose burime të tjera, gjë e cila pa dyshim e rrit koston e tyre nëpërmjet shpenzimeve të transportit, taksave të ndryshme doganoreetj, si dhe fitimet e grosisteve të cilat bëjnë që me tënjëjtën sasi parash në Shqipëri mund të blesh më pak ushqime. Ky është një shembull i qartë i “magjisë” së shifrave të cilët politikanët shpesh herë e përdorin me mjeshtëri dhe i lexojnë treguesit në mënyra të ndryshme sipas interesave të tyre.
Shpenzimet e tjera
Referuar të dhënave të anketës shqiptarët harxhojnë mesatarisht 10.3 përqind të buxhetit të tyre për banesë energji elektrike ujë dhe qera përkundrejt 23.8 përqind që shpenzojnë mesatarisht vendet e BE.Në pamje të parë duket sikur europianët shpenzojnë rreth 2 herë më shumë se shqiptarët për këtë zë duke e justifikuar me faktin se niveli i komoditetit është shumë herë më i lartë i qytetarëve europianë se sa ai i shqiptarëve. Pa vënë nëdiskutim këtë fakt, analiza e të e mëtejshme e të dhënave na jep një përfytyrim tjetër edhe më të theksuar. Kështu në se do të përdorim tënjëjtën metodë si në rastin e shpenzimeve për ushqim rezulton se shpenzimet e qytetarëve europianë për banesë energji, ujë, në shumë absolute janë rreth 9 herë më të larta se ato të shqiptarëve. Po përse ndodh kjo. Është një dukuri e njohur se përgjithësisht shqiptarët janë të prirur të investojnë për të pasur banesën e tyre në pronësi ndryshe nga qytetarët europianë të cilët përdorin kryesisht banesat me qera edhe për shkak tëpunësimit të tyre.
Nga ana tjetër niveli i çmimeve për energji, ujë dhe ngrohje është shumë herë më i lartë se në vendin tonë, shto këtu edhe sasinë më të madhe të përdorimit për frymë të këtyre produkteve për shkak të nivelit të mirëqenies dhe standardit të lartë të jetesës së vendeve të BE.
Shpenzimet për transport sipas anketës së publikuar nga INSTAT në Shqipëri zenë 6.8 përqind të konsumit familjar kundrejt 13.1 përqind ose rreth 2 herë më shumë që është në vendet e BE. Por të dhënat në vlerë absolute tregojnë se europianët shpenzojnë rreth 7.5 herë më shumë se sa shqiptarët për transport. Duke pasur parasysh faktin se askush nuk ka dëshirë të “kolovitet” në trena, autobusë apo mjete të tjera të transportit përveç se për të plotësuar nevojat e domosdoshme jetësore vijmë në konkluzionin se rritja kësaj shume në Europë kundrejt Shqipërisë ka disa rrethana specifike.
Kështu p.sh. në Shqipëri për të shkuar në punë jo të gjithë njerëzit përdorin mjetet e transportit ndërkohë që edhe kur i përdorin ato distanca nga banesa për në vendin e punës përgjithësisht nuk i kalon 10 km. Ndryshe ndodh në Europë kur kjo distancë mund të jetë edhe dhjetëfishi i asaj qëështë në Shqipëri. Shqiptarët nga ana tjetër për edhe për shkakun që përmendëm më sipër (distanca e afërt e banesës me vendin e punës) përdorin më shumë transportin publik ndërkohë që europianët detyrohen të përdorin kryesisht mjetet private të cilat kanë një kosto edhe më të lartë.
Shpenzimet për argëtim e kulturë sipas anketës në Shqipëri zënë vetëm 2.9 përqind të konsumit familjar kundrejt 8.9 përqind që ato zenë në vendet e BE por në këto të fundit ato janë rreth 12 herë më të larta në shumë absolute se në vendin tonë. Kjo është rrjedhojë e faktit se referuar të ardhurave mesatare dhe prioriteteve që kanë familjet shqiptare dhe europianë këtyre të fundit ju mundësohet kryerja e këtyre shpenzimeve në nivel shumë herë më të lartë për shkak tëtë ardhurave por jo vetëm. Kjo është e lidhur edhe me nivelin kulturor të vendeve respektive. Kështu pavarësisht se paga mesatare e vendeve të BE është rreth 3.8 herë më e lartë se në vendin tonë shpenzimet për argëtim e kulturë janë 12 herë më të larta.
Ajo që tërheq vëmendjen në këtë anketëështë edhe dinamika e strukturës së konsumit familjar krahasuar me vitin 2014. Në se do të bëjmë disa krahasime rezultojnë disa të dhëna interesante. Kështu shpenzimet për ushqim dhe pije jo alkoolike janë rritur në vitin 2015 kundrejt vitit 2014 me rreth 10 përqind ndërsa kanëmbetur në të njëjtin nivel shpenzimet për banesë energji, transport. Ndërkohë janë ulur ndjeshëm shpenzimet për komunikim,mobilim e pajisje dhe arsim e shëndetësi ku këto të fundit zënërespektivisht vetëm 50 dhe 75 përqind të shumës së shpenzuar në vitin 2014. Sigurisht që këto ndryshime përveç rritjes së të ardhurave kundrejt një viti më parë, janë rrjedhojë e zgjerimit e konkurrencës në disa sektorë si në telekomunikacion por edhe e politikave qeveritare të ndjekura veçanërisht në arsim e shëndetësi të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në uljen e këtyre shpenzimeve.
europa ka shume here me standart po ne raport me rajonin shqiperia ka bere ndryshime rrenjesore per shume gjera nuk renditemi me te fundit ne rajon dhe ka nje permirsim te ndjeshem te imazhit ne teresi