Tregtimi i karburanteve vetëm nën regjimin automatik. Ahmetaj urdhëron masa të rrepta për shkelësit e ligjit!

15 Janar 2017, 10:53Ekonomia TEMA

Asnjë pikë e tregtimit të karburanteve nuk do të lejohet të tregtojë karburant nën regjimin manual.

Sipas disa burimeve nga Ministria e Financave, Ministri Arben Ahmetaj ka nxjerrë një urdhër për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për nisjen e kontrolleve të menjëhershme me qëllim verifikimin se sistemi për monitorimin dhe qarkullimin për tregtimin e karburanteve funksionon nën regjimin automatik sipas rregullit të detyrueshëm “Pa kupon tatimor, s’ka karburant”!

Mësohet se përmes këtij Urdhri Ahmetaj ka kërkuar masa të rrepta ndëshkuese për shkeljet e evidetuara, të cilat sipas legjislacionit në fuqi, përfshijnë konfiskim të mallit, bllokim të veprimtarisë apo kallëzim për ndjekje penale, sipas rastit‎.

6 komente në “Tregtimi i karburanteve vetëm nën regjimin automatik. Ahmetaj urdhëron masa të rrepta për shkelësit e ligjit!”

  1. albi says:

    nje mase shume e mire per te mos lejuar abuzimet e shumta qe po behen sidomos ne kete kohe me karburantet te cilat rendojne ne xhepat e qytetareve

  2. taulant says:

    super iniciative synon mbrojtjen e konsumatorit dhe dhenien fund te abuzimeve

  3. vini says:

    nje gje pozitive te pakten shqetesimet nuk po bien ne vesh te shurdhet po merren masa per pikat dhe shitesit qe abuzojne cilesin, cmimin dhe tregtimin nuk plotesojne asnje lloj standarti

  4. genti says:

    Eshte mese e nevojshme nje mase si kjo pasi biem te gjith dakorte qe tregtaret e pikave te karburanteve nuk i permbahen asapk rregullave ne shumicen e rasteve, masa si keto nuk i bejne keq askujt vecse mbrojne konsumatorin vendosin dhe ca rregulla ne treg.

  5. ermali says:

    Z. Ministë ! Ju falenderoj për këto masa ligjore për pikat e shitjes të karburantit në gjithë teritorin e R.SH. ! Vazhdoni kështu se jeni në Rrugën e duhur për këtë Popull të vjedhur deri në palcë nga qeveritë e shkuara.Respekte !

  6. Darius says:

    O shqipetare te lodhir e te konsumuar…..po cfare bravo o te mjere..???
    Bravo dhe MUTI shitet me kupon tatimor?
    Bravo se Blini mazut,solar per makinat tuaja?
    Bravo se blini kancer me leket tuaja?

    Ky jevgu per ti thene Bravo….
    Te ule cmimin e naftes
    Te kaloje ne sater te gjitha Kompanite e Naftes ne Shqiperi PA ASNJE LLOJ PERJASHTIMI,qe shesin mbetjet e Vajrave,depozitave, per Nafte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje