Ministri i Financave Arben Ahmetaj thotë se sipas parashikimeve të mbështetura nga FMN dhe Banka Botërore rritja ekonomike e Shqipërisë në vitin që vjen mund të shkoj në 3.7 deri 3.8 për qind.
Ahmetaj thotë se norma prej 3.1% e rritjes ekonomike në tremujorin e tretë, e con nëntë-mujorin në rivlerësim prej rreth 3.3% e PBB.
Por ky ,sipas Ahmetaj është një sinjal që ne do të duhet të vazhdojmë domosdoshmërisht reformat në gjithë sektorët në mënyrë që rritja të jetë e qendrueshme dhe të përshpejtohet.
“Lajm tjetër i mirë është gjithashtu vazhdimësia e rritjes së konsumit, konsolidimi i një sërë sektorëve, përmirësimi i performancës së bujqësisë, përmirësimi i dukshëm i performancës së sektorit të ndërtimit, turizmi me një kontribut shumë serioz dhe pozitiv në rritjen ekonomike, pra këto nuk janë më shenja, këto janë statistika të qendrueshme që Shqipëria ka hyrë në një cikël shumë pozitiv ekonomik.
Dhe ndërkohë rritja ekonomike e vitit të kaluar është një premisë shumë e mirë qe ne të vazhdojmë për 2017, të synojmë një rritje 3.7%-3.8% të PBB. Sigurisht besoj që në shifrat indikative të tremujorit të katërt, rritja do të vazhdojë sërish të jetë në këto nivele dhe sërish dua të them që po, është në pritshmëritë që ne kemi pasur me FMN, Bankën Botërore dhe institucione të tjera ndërkombëtare por edhe në përllogaritjet tona të brendshme”, shprehet Ahmetaj.
Kto te BB dhe te FMN mashtrojn besoj sjane serioza kto, mir e ka luli, shqiperia eshte keq fare!
Bravo, bravo, po te ishin bere keto levizje keto reforma sot do ishim padiskutim nje vend tjeter me nje ekonomi shume here me te mire.
bravo z. Ahmetaj per punen konkrete dhe kontributin qe po jepni per nje sektore kaq te rendesishem jetesor si ekonomia
puna e mire flet vet eshte dicka shume e mire qe keto institucione financiare shprehen optimist per momentin dhe te ardhemn ekonomike te vendit, vazhdoni punen keshtu se gojet e liga nuk kane per te ndaluar se shpifuri ndonjehere
shume vleresime keshtu vazhdo leri qente te lehin
Keshtu thoshte edhe Simiti e FMN-ja per Greqine, para 14-vitesh, por nje dite dikush ju hoqi karriken nga poshte dhe erdhen me b…the ne toke ne realitetin e mashtrimit dhe te shifrave fiktive. Aq sa mund te rritet ekonomikisht nje familje me Borxhe, po aq mund te rritet nje shtet apo nje vend. Sistemi eshte manipuluar ne ate menyre, qe nje vend do te punoje e paguaj taksa per gjenerata dhe kurre nuk do te mundet te dale nga dara e borxhit. Qe nga momenti qe Banka e Shqiperise, eshte nje kompani private e aksionere e cila e huazon lekun me interesa te Shqiptaret, borxhi nuk ka per tu zhdukur kurre. Dhe te jeni te bindur, se ne kete bote asgje nuk falet. Dikush e paguan dhe do ta paguaj faturen heret a vone, me nje menyre apo me nje tjeter. Zoti Ahmetaj eshte i kuptueshem per ato qe thote, sepse ai nuk aty ku eshte per te thene te verteten, por si vegel qe eshte duhet te bej ate pune qe i kerkojne. Te tjerat lidhen vete.
Rritja ekonomike e firmave te Edvin Kristaq Rames e Koco Kokdhimes eshte kjo . Tani kte vit filluan edhe lejet e ndertimit dhe kan per te bere namin me rritjen ekonomike te shqiperise cunat anti-shqiptare te Sorrosit qe kemi ne krye .
Gjermania parashikon nje rritje 1.6% per 2017, Shqiperia rritje 3.7% deri 3.8% per 2017.
Me Berishen te dytet pas Germanise, me Ramen te paret.
Qytetaret ne Gjermani e ndjene ne xhepat e tyre efektin e rritjes 1.6% ndersa ne Shqiperi nuk po e marrim vesh se ku shkon kjo rritja 3.7% deri 3.8%.