FMN: Ekonomia e Shqipërisë, në krye të rajonit me 3.7%. Libia, në krye të botës

4 Janar 2017, 15:32Ekonomia TEMA

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, dy ekonomitë që pritet të kenë rritjen më të shpejtë në botë gjatë këtij viti janë ato të dy vendeve që vijnë nga konflikte të armatosura.

Libia me 13.7 për qind dhe Jemeni me 12.6 për qind do të kryesojnë listën botërore të rritjes ekonomike.

Të dy vendet kanë përjetuar humbje të mëdha ekonomike gjatë viteve të fundit, si pasojë e luftrave dhe në 2017-n shpresojnë të rikuperojnë një pjesë të tyre, raporton TCH.

Në vendin e tretë vjen një tjetër ekonomi afrikane, Bregu i Fildishtë, që do të rritet me rreth 7.9 për qind, ndërsa Mianmari dhe India vijnë në vendin e katërt dhe të pestë, me rritje ekonomike respektivisht 7.7 dhe 7.6 për qind.

Kina, dikur një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë, ka zbritur në vendin e 15. Ekonomia kineze vazhdon të ngadalësojë ritmet dhe këtë vit pritet të rritet me rreth 6.1 për qind.

Lista vazhdon me të tjera ekonomi në zhvillim, e në mesin e saj gjendet Shqipëria. Sipas FMN-së, ekonomia shqiptare renditet e 75-ta ndër 190 ekonomi të botës për nga rritja ekonomike. Fondi parashikon se Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shqipëri do të zgjerohet me 3.7 për qind këtë vit, duke lënë mbrapa vendet e tjera të rajonit.

Por, kush janë ekonomitë që do të kenë një vit të vështirë? Sipas FMN-së, vendi me bilancin më negativ pritet të jetë Sudani Jugor, ku ekonomia do të rrudhet me 6 për qind, ndërsa më pas vijnë Guinea Ekuatoriale me -5.8 për qind dhe Venezuala, ku ekonomia do të humbasë këtë vit 4.5 për qind të prodhimit.

4 komente në “FMN: Ekonomia e Shqipërisë, në krye të rajonit me 3.7%. Libia, në krye të botës”

  1. nani nani says:

    tall bythen dhe fmn me fukarenjte e globit po venezuelen qe kane pa henger mish qe nga shtatori mesiguri e kane renditur pas shqiperise

  2. Gjer Moni says:

    Jam kurioz te di Gjermanine. A ja kemi kaluar edhe kesaj radhe?

  3. albti says:

    Politike per te permiresuar imazhin me qellim dergimin E REFUGJATEVE NE SHQIPERI

  4. fieraku NGA ferrasi says:

    Sa te kete budallenj qe marrin pare me kamate
    Fmn eshte ne rregull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje