Rama: Në 3 vitet e ardhshme do të investojmë 1 miliard euro, do të ketë një boom ekonomik

28 Dhjetor 2016, 20:44Ekonomia TEMA

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se, kthesa që qeveria e tij ka shënuar në ekonomi në këto 3 vjet qeverisje është e padiskutueshme.

Duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Bleta e Artë”, Rama ka nënvizuar se, sot kemi një model ekonomie që mbështetet tek eksportet dhe burimet prodhuese.

Por, ajo ku e ka vënë theksin kreu i qeverisë ka qenë plani i investimeve për 3 vitet e ardhshme, që do të arrijë sipas tij në rreth 1 miliard euro.

“Ne kemi një plan investimesh prej 1 miliard euro në 3 vitet e ardhshme. Këto investime mund të nxisin rritjen ekonomike në mbi 6 për qind. Ky program agresiv investimesh do të shpallet në ditët e para të janarit”, ka thënë Rama.

Kryeministri ka theksuar se para 3 vitesh rritja ekonomike e vendit nuk ishte as 1%, ndërsa tani, në fund të viti 2016, rritja ekonomike parashikohet rreth 3.3 deri në 3.5%. Në këtë kontekst, Rama ka shtuar se në vitet e ardhshme, do të ketë një boom ekonomik në vend, falë reformave të ndërmarra nga qeveria.

“Do mundohem të jem shumë sintetik, edhe pse më rezulton shumë e vështirë kjo gjë…. nuk dua të krijoni përshtypjen që qeveria flet e flet dhe ju të mbeteni pa ngrënë. Së pari, si rrjedhojë e reformave të ndërmarra, Shqipëria këtë vit arriti pozicionin më të mirë historik në Doing Business, qysh prej vitit 2003.

Kemi përmirësuar 42 pozicione, ndërkohë që në pozicionin e lehtësimit për pagesën e taksave, kemi përmirësuar 45 vende. Nuk është ky objektivi ynë përfundimtar, sepse synojmë më shumë përmirësim. Jemi të bindur që është e mundur dhe patjetër që do tja dalim”, tha Rama.

Sot janë të regjistruar në librat e shtetit, 183 mijë punonjës më shumë në sektorin jobujqësor, sesa c’ishin në vitin 2013. Është një shifër dhe jo një opinion dhe besoj që vlen për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe kuptojnë se nëse papunësia në vend, sot e gjithë ditën është një plagë e madhe… Shqipëria sot nuk është e papunë. Shqipëria ka më shumë punësim sot se 3 vjet më parë.

Sonte unë dua të falenderoj të gjithë ata ndër ju të cilët i janë bashkuar përpjekjes sonë të madhe për reformimin rrënjësor të arsimit profesional, nga një rifuxho “pecatorium” ku strehoheshin viktimat terminale, në një gjenerator të punësimit në Shqipëri. E kemi filluar me 3 mijë nxënës dhe sot jemi në 27 mijë, cka do të thotë se ardhmja jo e largët do të jetë me sigurt”, u shpreh më tej kryeministri.

Nga ana tjetër, vijoi Rama, “të regjistruar në librat e shtetit sot, janë për këtë vit 18 mijë biznese të reja. 18 mijë, qoftë sikur edhe një person të vetëm të kenë punësuar, bëjnë 18 mijë njerëz të punësuar, por nuk bëhet fjalë për një, por më shumë. Cka është më e rëndësishmja, është që për të gjithë ata që thonë se në vend nuk ka investime të huaja, është dhe fakti se kemi një rritje prej 3.2% të kompanive të huaja me apo pa kapital të përbashkët në vend”.

“Ky vit na ka dhënë një mesazh shumë kuptimplotë për turizmin në vend, si një gjë që kemi filluar ta fusim në një rrugë të zhvillimit të qëndrueshëm. Sipas BB-së, ekonomia e Shqiperisë fitoi më shumë se gjysëm miliarde euro nga turizmi. Edhe në këtë rast, nuk është mjaft, përkundrazi, është një arsye jo për të qenë të kënaqur, por për të qenë edhe më të pakënaqur me veten tonë, sepse potencialet janë më të mëdha”, tha Rama.

Tjetra që besoj se nuk duhet lënë pa nënvizuar është rritja ekonomike. Sigurisht që 3 apo 3.5% nuk është një rritje e mjaftueshme për një ekonomi si e jona dhe në kushtet kur për familjet e shtresës së mesme, ne kërkojmë që impulsi i rrirtjtes të jetë i prekshëm. Por ama, vetëm kush nuk do të shohë e të dëgjojë, nuk pranon se 3.3 apo 3.5 % është shumë më tepër se zero presje diçka, aty ku ishte ekonomia 3 vite më pare”, u shpreh më tej Rama.

“I kemi të gjitha arsyet për t’u ndjerë krenarë për këtë rritje ekonomike… ama nga ana tjetër, jemi të bindur se i kemi të gjitha arsyet për të qenë të pakënaqur, kur realisht ja dolëm të shmangnim një rënie në humnerë për shkak të borxheve të akumuluara dhe të gjithë kolapsit energjitik ku na lanë. Por, në raport me të ardhmen, kjo nuk na mjafton”, tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri ka përsëritur se, rritja prej 100 milionë dollarë e rrogave dhe pensioneve nuk ndikon në rritjen e borxhit publik.

Më tej, ai ka vlerësuar ndërhyrjen e ekzekutivit në sektorin e turizmit, i cili ka hyrë tashmë në rrugën e duhur.

Ky vit na ka dhënë një mesazh kuptimplotë për potencialin turistik të Shqipërisë. Turizmin kemi filluar ta fusim në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm”, ka shtuar Rama.

25 komente në “Rama: Në 3 vitet e ardhshme do të investojmë 1 miliard euro, do të ketë një boom ekonomik”

  1. TruthHurts says:

    Opo jepi rrej sa të duash se ky popull han e mban plot…ashtu ta lumsha…

    1. reforma drejtesi si LSI says:

      Popull me gojen me te madhe do gjithmone te haje shume, e ka emrin Al- Banistan.


      Rrofsh sa malet o xhaxhi Edvin.!


      a nuk ishin 1 milion idjotat qe votonin Saliun , tani ata votojne EdscobarRamen.

      LE TE SHIKOJME SA E PAVARUR ESHTE tema E mEROS.

    2. €piriiiiii says:

      Ky dhe cdo Popull ka Politikanet qe Meriton. D.m.th Mut Populli dhe Kak Politikbersit qe jane bijte e ketij Populli.

  2. lelegu says:

    Ky ka rrjedhur fare, nuk jeton ne Shqiperi… mjere populli..

  3. ee says:

    Kjo deklarate duhet te behej ne 1 Prill. Se kuptoj pse kaq heret?

  4. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po ku ke per t’i gjetur keto para mor rrenacak????

    1. cun Tirone says:

      Prodhimi i canabisit do te jete i bollshem …

  5. ..... says:

    E hapi thesin edhe ky.

    1. ppp says:

      po pate prova te kunderta dergo link, perndryshe mbyll gojen ti e te gjithe llapaqenerit e tjere. Kryeministri ka bere aq punera te mira sa lista s´mbaron. edhe kur qe kryetar bashkie njesoj ka punuar po krymbat e mutit edhe po i nzorre nga muti prap atje do shkojne. Harruat ju kur rruget i mbyste muti e shurra e pusetave per mos kujtuar spitalet e zyrat. Korrupsioni mund te mos kete ngordur e mbase kurre mund te mos zhduket, por qe ndryshimi ne çdo cep eshte si nata me diten as qe diskutohet.

  6. Azio says:

    Po perse duhet te genjeje kryeministri more felliqsire?
    Sigurisht Ti duhesh te jesh nga ana e Vicidolesve.Keta jane reaksioni i zhvillimit te Shqiperise dhe destabilizuesit te vendit
    Por megjithate hani sa te ngopeni ate qe ne bejme ne mengjes.
    Vazhdoni hani,karvani ecen perpara.

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      E pra çudi, perse duhet te genjeje kryeministri? Psh per te fituar edhe nje mandat tjeter, apo nuk te duket shkak i mjaftueshem ty Azio? Sa per ate qe beni ne mengjez, aty nuk na ngelet gje neve se e hani vete ju dhe ate qe tepron ia çoni kryepalluqes. Aty per Vicidolasin jam dakord me ty, po edhe ky piktori qe kemi tashti eshte edhe me i deshtuar, keshtuqe kot ngaterrohesh me Vicidolin, mjaft e perdoret si gogol per te trembur kalamaqet.

    2. Albanistan em i dashtun says:

      Karvani Rama -Meta ecen perpara bagetia vazhdon te haje barre me ritme te larta.

      Ky jo vetem qe jeton ne boten virtuale si Sala njemoti por dhe rrenacak i paftyre.

      Prandaj ju kamunistat e plehrave dhe te ricikluar ne impjantet moderne te Parties Punes besoni verberisht dhe silluni si bageti.

    3. xhulio says:

      Azio, Enveri e thoshte ate punen e karvanit, po ti e di se ku shkoi karvani, e ku po shkon?Mbi muret e ambasadave, tek litaret e anijeve e tek gomonet, neper klonet e ne semaforet e botes te shese shpirtin.O torollak Azio, e ke blere ndonje dhiplome apo jo.A ben sikur punon ne shtet , apo jo.Turp te kesh po brenda do perfundosh si mashtrus i shtetit me diplomen qe ke.

  7. Sherifi says:

    Je ne rrugen e duhur, por akoma ne disa pika te dukeshme, te cilat bien ne sy te shume shqiptareve por edhe te huajeve, sic eshte aeroporti i vetem ne shqiperi. Aty akoma ka shume punonjes jo specialist, te cilet krijoin nje opinion te keq per qeverin ( kte ne disa raste e kame provuar personalisht).

  8. Pellazgos says:

    Populli shqiptare,te paren qe duhej te bente qe kur ra Diktatura te hapnin dosjet,ky do ishte respekti me i madh per kete popull te vuajture si asnje tjeter i lindjes.
    Cme duhen mua premtimet zoti Rama po je shqiptare dhe do te vendosesh drejtesi duhej me kohe te hapeshin dosjet,te pakten ato qe kane ngelur per hajdutat,se per kriminelet i kini zhdukur.
    Kete keta “demokratet” nuk e beren se jane vete bijte e tyre.por me vjen keq qe Amerika nuk i vuri detyre qe po nuk u hapen dosjet nuk ka Nato.
    Tani edhe ti hapin nuk ka rendesi se jane bere milionera,femijte e tyre studjojne ne Universitetet me te mira dhe me te shtrenjta neper bote dhe do kthehen te qeverisin me te drejtat e tyre shqiperine.

  9. xhulio says:

    Mjaft me me : do te, do te, do te…Folja ne kohen e ardhme fsheh genjeshtra.Nderkaq vazhdon hemorragjia e shqiptareve….jo vetem te papuneve, te varferve, po dhe shtreses se mesme edhe te pasur.Ky vend po behet i pabanueshem nen komanden e boseve koketrashe te pangopur.

  10. ert says:

    Berisha eshte bere si fantazem per Rilindasit. Si Hoxha me PD. Edhe 30 vjet pasi Hoxha vdiq, Berisha akoma e perdor per vota. Besoj se Rilindasit e kan plan ta perdorin Salen dhe per 40 vjet te tjera.

  11. Arben says:

    ME VOTONI MUA,, SE PER 3 VITET E ARDHSHME DO TI JAP CDO SHQIPETARI NGA 1 MILION DOLLAR.

    O ZOT O ZOT,

    KA PLASUR MASHTRIMI SHESHIT.

  12. Emiljwno says:

    Erdhi sezoni i genjeshtrave.futja shoku se e han populli,mashtro,genje,nxirr kriminel nga burgu se se rrun trapin njeri per albanistan

  13. G-bani says:

    Do besh 1 mut te madh ti.tani qe do ndrrohet dhe administrata ne amerike kujdes se mos te fute fbi ne burg se e ke dhe shume qejf ti ate fjale.prandaj edvin mos pi shume kokaine po ulu me kembe ne toke dhe hap krahun qe te shpetosh lekuren.

  14. alb sapun says:

    po me biznesin e hashashit cdo beshe nuk na the do jete me ngritje apo me ngritje me te madhe

  15. Bledar kreka says:

    Si ske turp te duen edhe 3 vjet tna rjepesh.si ka munci qe flet vetem ne interes te popullit .erdhen votimet tani ape thesin sic di vet zoti enver hoxha.o me fal zoti edvin rama.vaj sheqer dhe krip do ky popull dhe partia te jet mir.si ka munci qe se ndan saliun nga goja.e ke zemer e ke shpirt .

  16. Adelina Greca says:

    Po shoku Edver te lumte goja. 1 miliard kaq pak!!!!!!! 10 miliard, 1000 miliard. (te gjitha offshore tek Olsi)
    Rrofte Shpetim Idrizi me bukurosh se Edver Rama
    PDIU mbi Rilindjen (PDIU uber alles)

  17. selim rroshi says:

    Po pse se bere qe ne fillim kete pune o qafir kishe fituar pike pa folur hic jo duke ndejt si legen gjith diten ne tv.
    Tani qe te doli boja u kujtove per ekonomine?

  18. Niku says:

    Prit gomar kur te dalin bar. Pergjigju se cfar bere keto 4vjet qeverisje. A ndryshoj ekonomia e xhepave te shqiptareve kete 4vjet ne krahasim me kohen e PD? Jam i sigurte qe ka ndryshuar por a ka ndryshuar per mire? Sigurisht qe jo. Atehere cfar kerkon. Merr saliun dhe ilirin dhe shkoni ne te semes tani. Le ta marrin dikush tjeter. Un kam qen i sigurye se Edi rama eshte me negativi politikan ne shqiperi. Nje zero i madh. Thjesht nje hajdut i ndihmuar nga Nano dhe Meta dhe ne fund nga parate e vjedhur te djerses shqiptarve. Zoti ju denofte ne mynyren e tij te gjith politakaneve hajdute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje