Arben Ahmetaj gjatë një analize në këtë fundvit deklaroi se Shqipëria synon të shkojë drejt një rritjeje ekonomike prej 6 % në vit. Ministri Ahmetaj tha se ekonomia se ka bërë korrektim serioz dhe është kthyer në një cikël pozitiv të rritjes ekonomike.
“Vitin që vjen synojmë të kalojmë gati 4 % rritje ekonomike dhe me paketën e ideuar nga Kryeministri, rritja ekonomike pritet të shkojë në 5 dhe 6 % në vitet respektive 2018-2019, duke bërë të mundur që qytetarët të prekin efektet nga rritja ekonomike dhe jo thjeshtë ta shohin atë si statistikë”, tha Ahmetaj.
Ai theksoi se qeveria tashmë po harton një paketë, përmes së cilës do të evidentohen sektorët, por edhe masat që do të çonin në rritjen e investimeve të huaja.
Duke folur për investimet e huaja, kreu i financave publike deklaroi se kjo shifër për 9-mujorin llogaritet 701 milionë euro, investime në sektorin industrial, shërbime apo turizëm që prodhojnë zinxhir vende pune.
“Janë kompani italiane austriake, kineze, gjermane, turke dhe kompani nga vende të tjera. Kjo, tha Ahmetaj, i jep përgjigje më së miri tymnajës së ngritur se investitorët e huaj po shpërngulen drejt Maqedonisë. Sipas tij, jemi gati tre herë më lart se Maqedonia sa i takon investimeve të huaja në volum.
Ai theksoi se qeveria tashmë po harton një paketë, përmes së cilës do të evidentohen sektorët, por edhe masat që do të çonin në rritjen e investimeve të huaja.
Sektori energjetik, por edhe ai i turizmit, u shpreh Ahmetaj janë, dy ndër sektorët që shihen më me potencial.
“Kemi shtuar kapacitetet por kemi nevojë të kalojmë në ndërtimin e resorteve turistike, si dhe të përmirësojmë infrastrukturën turistike”, tha Ahmetaj.
“Në këtë konsolidim fiskal dhe korrektim ekonomik arritëm të tërheqim investimet e huaja, të rrisim të ardhurat, të fillojmë uljen e borxhit publik, të bëjmë të mundur paketën e solidaritetit për pensionistët e ata që përfitojnë ndihmë ekonomike, si dhe të ndërmarrim reforma të rëndësishme”, përfundoi ministri Ahmetaj.
Rritja ekonomike e Gjermanise per 2017 parashikohet 1.5%.
Berisha na coi te dytet pas Gjermanise, ky do ja kaloje.
njerzit jane mesuar me ato shifrat e Berishes shifra qe qeshte dhe bota qe ja kaloi edhe Gjermanise, keto shifra qe kontrollon FMN, BB e shume institucione te pavarura qe nuk i intereson shume faktori politik, suksese
Good job. Suksese ?
Faleminderit z. ahmetaj pwr letesimin e bizneseve dhe faljen e gjobave
jane duskshem e madje te preksheme insistimi puna e mire qe beri qeveria dhe ministria e financave per ekonomine ne vend. nese vazhdohet me te njejat ritme 2017 do te jete nje vit me i mbare
bravo stafi i ministrise
“po Nuk pati te denuar per corrupsion Nuk mund te kete zhvillim” Zhvejk.