Nga Thanas Mustaqi
Gjatë kontrollit karantinor fitosanitar në pikën e kalimit për në kufirin shtetëror të Federatës Ruse në magazinën doganore të aeroportit ndërkombëtar të Novosibirsk-ut “Tolmaçiovo” u zbulua një parti frutash të thata e bimës medicinale dhe eterovajore të marenës ose konopicës (latinisht: Vitex Agnus Castus L. Fam Verbenaceae), me origjinë nga Shqipëria, nëpërmjet Gjermanisë, njoftoi zyra e shtypit e shërbimit federal të mbikëqyrjes veterinare dhe fitosanitar të Rusisë.
Kompania më e madhe farmaceutike ruse “Evalar” sha, me lidhje të fuqishme me politikën në Moskë, u përpoq të dërgojë në Siberi një kuintal bime shqiptare kundër impotencës.
Inspektorët e mbikëqyrjes veterinare dhe fitosanitar në rajonin e Novosibirsk-ut identifikuan më 26 dhjetor 2016 një parti 92-kilogramësh frutash të thata marene me orgjinë nga Shqipëria.
Në shtator të këtij viti, një parti e po këtyre frutave u bllokuan në aeroportin e Novosibirsk-ut.
Në të dy rastet, bima medicinale ishte porositur nga kompania më e madhe farmaceutike ruse “Evalar”.
Për arsye se importimi i përkohshëm i produkteve nën karantinë me rrezik të lartë fitosanitar nga Republika e Shqipërisë dhe me origjinë nga Republika e Shqipërisë në Rusi është i ndaluar, partia me marenë shqiptare nuk u lejua të kalonte në aeroportin ndërkombëtar “Tolmaçiovo”.
Marena në Rusi përfshihet në Librin e Kuq si një specie e rrezikuar.
Në Rusi, konsiderohet shumë e rrallë, ndërkohë që është i ndaluar importi nga vendet evropiane.
Marena është një shkurre që rritet kryesisht në ultësirën perëndimore të vendit, në toka të lagështa, me gjethe të holla, të tulta e përherë të gjelbra, me lule në ngjyrë të vjollcës në të bardhë që i varen si vile dhe me dru të rëndë që përdoret për zjarr; sinonime: marenëkuqe, konopicë.
Në mjekësi frutat, farat dhe gjethet e bimës përdoren për mjekimin e malaries, sëmundjeve kronike të mëlçisë dhe shpretkës, impotencës, sëmundjeve të grave, në parandalimin dhe trajtimin e simptomave që lidhen me sindromën pre-mestruale, si depresion, irritim, ankth, mastalgji, lodhje e dhimbje koke .
Frutat dhe gjethet bëjnë pjesë në drogat aromatike-mjekësore me rëndësi ekonomike për Shqipërinë, pasi eksportohen në sasi të konsiderueshme në vende të ndryshme të Evropës.
Uu po kjo Mareja mos esht ai fruti qe behet Raki dhe ne Vlore e quajne Raki mare
Po ajo esht raki skndaloze dhe me e vecante ne bote se ate e pi sot , dhe pi sa te duash nuk te ze rakia ate dite , por te ze rakia re nesermen ne mengjez , te ben tape , te dhjet numrat
Ajo raki duhet futur ne librin e Guiness se nuk ja asnje pije alkolike te atille ne bote
Raimond,nuk eshte kocimaria.Konopica rritet me teper anes lumenjve e perrenjve.Dikur e perdornin arixhinjte per te bere “shporta e kanistra te mira”… ?
o vlonjato
marena eshte nje lloj shkure qe I perdoret lulja fruit dhe gjethja per shume semundje sidomos melcise
sa per marene qe thuaj ti ajo seshte nevoja ta pish raki se vetem 10 kokrra dhe do fermentohen Brenda 24 oreve ne stomak e cila do ta ndjesh veten te dehur te nesermen , a nuk do njeriu te dehet kur pi rakine?
e pra marja eshte nr 1 per pije alkolike
o Rajmond….
Mareja apo Kocimare apo Marena….me pare behej raki qe quhej JUNIPERUS,cohej ne Inglland ne Kohen e Komunizmit dhe eshte lenda e pare e GIN-it.
Rakia e Mares vertet duhet futur ne Guinnes bashke me Rakine e Manit,se jane rakite me te mira qe mund te gjesh ne Qarkullim dhe per arsye shendetesore.
Jane dy Raki qe nuk pranojne asnje lloj Kimikati apo Sheqerna,cka pihet nga ajo eshte 70-90℅ alkol BIO.
Darius mos e ngatrro dëllënjën me koçimaren
Junlperus eshte dellinja (frutat esaj ) .Nga fermentimi behet raki ose xhin BIO. TUNG miqte emi.
Junlperus eshte dellinja (frutat esaj ) .Nga fermentimi behet raki ose xhin BIO. TUNG miqte emi.