Falë pozicionit gjeografik, numrit të ditëve me diell, tokës pjellore dhe varieteteve autoktone, në Shqipëri ka potencial të zhvillohet një industri konkurruese në rajon dhe më gjerë. Ekspertët rekomandojnë si të rrisim emrin e mirë të verës shqiptare…
Shprehja se vera, sa më e vjetër të jetë, aq më e mirë bëhet, duket se nuk vlen te ne. Shqipëria nuk është një vend që shquhet për markat e verës, megjithëse ka një traditë mijëra vjeçare të prodhimit të saj. Aktualisht prodhuesit shqiptarë operojnë në një treg të vështirë, të deformuar nga konkurrenca e pandershme dhe të gjunjëzuar prej verërave të importit. Një pjesë e prodhuesve kanë kryer investime në vreshta dhe teknologji, megjithatë ende nuk ka asnjë program apo plan konkret për të promovuar dhe për të mbështetur këtë industri dhe produktin “Made in Albania” duke e lënë tregun e verës në rrëmujë.
Megjithatë, falë pozicionit gjeografik, numrit të ditëve me diell, tokës pjellore dhe varieteteve autoktone, në Shqipëri ka potencial të zhvillohet një industri konkurruese në rajon dhe më gjerë, nëse do të investohet për cilësinë dhe krijimin e markës.
Një treg vendas me probleme
I vështirë, i deformuar, informal , i pakontrolluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit janë etiketimet që përdori zoti Fatos Nurellari nga Kantina Nurellari, për të përshkruar tregun shqiptar të verës. Ndërkohë që vendet fqinje subvencionohen 100% dhe kanë një mbështetje maksimale nga shteti, në Shqipëri, kantinat shikohen thjesht si taksapagues. Sipas tij, falë mbështetjes së madhe që kanë, verat e importit janë një konkurrencë e madhe për prodhimin vendas.
Edhe për zotin Pëllumb Berberi nga Kantina Luani, informaliteti është shkaku kryesor i deformimit të tregut. Pavarësisht se në Shqipëri ka filluar që të prodhohen verëra të mira, kultura është e pakët. Njerëzit preferojnë që të blejnë verë nga fshatarët, e cila nuk përmbush asnjë standard cilësie.
Fermerët shqiptarë nuk subvencionohen, për këtë shkak çmimi i lëndës të parë është i lartë krahasuar me fqinjët. Prodhuesit vendas thonë se blejnë rrush në vendin fqinj, Maqedoni, 20 cent për kg, ndërkohë që në vend e marrin për 35 cent për kg.
Importet, sipas të dhënave nga doganat dhe vlerësimet nga operatorët, për vitin 2015, zotëronin 70% të tregut, ndërsa prodhimi vendas vetëm 30%.
Prodhuesit shqiptarë aktualisht prodhojnë për tregun vendas dhe sipas Flori Ukës, enolog, i cili njëkohësisht ka në zotërim njërën prej kantinave shqiptare, “Kantina Uka” prodhimi vendas nuk i kalon 1 milionë e 500 mijë shishe verë dhe depërtimi në tregun vendas është më i ulëti krahasuar me çdo industri tjetër të prodhimit dhe përpunimit.
Arsyeja e parë, sipas zotit Dashamir Elezi, president i Shoqatës së Sommelierëve Shqiptarë, është “dituria”. Ajo çka kantinave shqiptare iu mungon janë njohuritë në prodhimin e verës, ku vende si Franca apo Italia i kanë fituar me shekuj. Së dyti, teknologjia e shtrenjtë, ku jo të gjithë prodhuesit shqiptarë mund ta përballojnë. Vera ka një procedurë që nga vjelja deri te mbushja, dhe një pjesë të kësaj teknologjie ne nuk mund ta përballojmë. Këtu vjelja bëhet ende me anë të njeriut. Së treti, shteti shqiptar nuk ofron asnjë mbështetje për prodhuesin vendas, asnjë lloj subvencionimi, është fakt se prodhuesit shqiptarë mund të blejnë rrush në vendin fqinj Maqedoni më lirë se në Shqipëri, ku atje 1 kg kushton rreth 15 cent më lirë se në vend.
Vitikultura në Shqipëri
Që një kantinë të ketë rentabël duhet që minimumi të ketë 5 hektarë vreshta, tha për Monitor presidenti i Sommelierëve shqiptarë, zoti Elezi. Në vendet si Italia, edhe 1 hektar vresht mund të japë produktivitet maksimal, kjo kryesisht për shkak të teknikave moderne.
Shumë prej prodhuesve vendas thanë se, për të prodhuar përveç vreshtave të Kantinës, mbledhin rrush dhe nga fermerët e zonës. Në Shqipëri, kultivimi dhe prodhimi i verës është thellësisht i fragmentuar.
Nga të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, sipërfaqja totale e mbjellë me vreshta është 10,438 hektarë dhe kryesisht vitikultura është e përqendruar në Ultësirën Perëndimore. Veçmas varieteteve europiane, në Shqipëri ka dhe shumë varietete autoktone.
Qarku me sipërfaqen më të madhe të mbjellë me vreshta është Fieri (2,061.9 ha), ndjekur nga Elbasani (1,273.7 ha), Vlora (1,214.7 ha) dhe Berati (1,116.5 ha).
Edhe Qarku i Korçës ka një sipërfaqe të mbjellë me vreshta prej 1,081 hektarësh. Prodhuesit e këtij qarku treguan për Monitor, se në përgjithësi sasinë e rrushit për fermentim e marrin nga fshatarët dhe tregtarët e zonës. Kantina Korça 2000 nuk ka asnjë sipërfaqe të mbjellë me vreshta.
Njëjtë veprojnë pothuajse të gjitha kantinat, duke e plotësuar nevojën e tyre për lëndë të parë nga fshatarët.
Importet 70% të tregut, dyfishohen nga Kosova
Italia dhe Franca janë vendet të cilat prodhojnë sasinë më të madhe të verës, rrjedhimisht dhe vendet që kanë numrin më të lartë të eksportit të saj. Gati 68% të verërave të importit në Shqipëri vijnë nga vendi fqinj, Italia. Prodhuesit shqiptarë tregojnë për Monitor se për të prodhuar verë të së njëjtës cilësi iu kushton më shumë se një prodhuesi italian, madje dhe më shumë se një prodhuesi nga vendi fqinj, Maqedonia.
Pas Italisë, vlerën më të madhe të importeve e ka Kosova, ku pesha e tyre është 10.3% e totalit të importeve. Edhe me Kosovën, bilanci tregtar është negativ, pesha e eksporteve shqiptare me shtetin më të ri të Europës nuk është më e vogël se 1%.
Në Kosovë, situata në këtë industri është thuajse e njëjtë me vendin tonë. Gazmend Daka, prodhues nga Kosova nga krahina e Rahovecit, që njihet për traditën në prodhimin e verës, tregon se industria atje ka thuajse të njëjtat problematika. Ai liston së pari fragmentarizmin e vreshtarisë dhe së dyti teknologjinë shumë të shtrenjtë që kërkon. Së treti, sikurse dhe këtu, prodhuesit tregojnë se ka një mungesë totale të subvencionimit, gjë që iu rrit kostot krahasuar me vendin fqinj Maqedoninë. Kostoja për të nxjerrë në treg një shishe verë përllogaritet rreth 1.8 euro për shishe (1 shishe=0.75L verë).
Kantina e tij kap një prodhim vjetor prej 35,000 shishe në vit dhe kryesisht ai e tregton nëpërmjet dy kanaleve kryesore, restoranteve dhe familjeve. Njëjtë si në Shqipëri, zoti Daka tregon se kultura e konsumatorit për të njohur verën është e pakët. Vera është një pije delikate, që jo kushdo që e pi di ta vlerësojë, ne kemi kulturë të pakët në këtë drejtim, – ka thënë ai.
Një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të verërave, Stonecastle Winery, ish-NBI Rahoveci është themeluar në vitin 1953, ndërsa nga 1955 ngrihet kantina e parë në Rahovec. Ndërmarrja është e njohur në tregun europian që nga viti 1963, ku filloi eksportin e verës në Gjermani. Kjo ndërmarrje, e cila është privatizuar në vitin 2006 nga amerikano-shqiptari Rustem Geci, ka hyrë fuqishëm dhe në tregun shqiptar.
Sipas të dhënave nga QKB, Stonecastle Vineyards & Winery L.L.C., filiali në Shqipëri, ka njohur një rritje të të ardhurave me 63% për vitin 2015, ndërkohë që importet nga Kosova janë dyfishuar krahasuar me një vit më parë.
Shqiptarët “nuk dinë të pinë” verë
Gazmend Daka, prodhues nga Kosova me përvojë të gjatë në këtë industri, tregon se shqiptarët në përgjithësi iu mungon kultura e verës, ndërsa pjesa tjetër nuk mund ta përballojë, pasi vera e mirë kushton dhe vera e lirë nuk është cilësore.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, grupi i mallrave “pije alkoolike dhe duhan”, në totalin e shpenzimeve të njësive ekonomike familjare, zë 3.4% të peshës, nga ku 1.2% shkon për pije alkoolike (verë, raki, birrë). Mesatarisht, një njësi ekonomike familjare shpenzon 70,766 lekë në muaj, ku nga këto, 847,9 lekë shkojnë për pije alkoolike. Të gjithë prodhuesit na pohuan se kultura e konsumatorit shqiptar për të njohur verën është e pakët. Ata thanë se pjesa më e madhe ende konsideron verë cilësore atë që nuk është e tillë.
Njerëzit janë mësuar me verën e prodhuar në kushtet e shtëpisë, pa asnjë standard në prodhim dhe shpeshherë, më shumë uthull se sa verë, tha një prej prodhuesve.
Verë e mirë, por askush nuk e njeh
Prodhuesit shqiptarë mbrojnë me forcë se produkti i tyre ka një cilësi të mirë dhe se mund të konkurrojnë në tregun ndërkombëtar. Pëllumb Berberi, i kantinës Luani në Berat, thotë se kanë filluar të prodhohen verëra të mira dhe cilësore që mund të konkurrojnë me verën franceze apo italiane.
Edhe Flori Uka, nga Kantina Uka, tregon se kohët e fundit vërtet ka filluar të prodhohet një verë cilësore, por që vështirësia më e madhe është paragjykimi dhe mungesa e promovimit. Z. Uka solli si shembull rastin e restoranteve që operojnë në vend dhe që për momentin janë kanali kryesor i shpërndarjes së verës për prodhuesit, se nuk e promovojnë aq sa duhet produktin “Made in Albania”.
Nëse verën shqiptare do ta vendosësh në fund të raftit dhe nuk do ta rekomandosh te njerëzit, sigurisht që vera as nuk do të njihet dhe as nuk do të shitet, thotë Uka.
Në të vërtetë, nga një studim i Departamentit të Vreshtarisë-Enologjisë të Universitetit Bujqësor mbi Tregun e Verërave në Shqipëri, rezulton se një në katër verërat që shërbehet në restorant është shqiptare.
Çfarë do të sillte promovimi? Së pari, turistët prej vetë natyrës kanë një kuriozitet për të provuar produktet vendase. Disa prej kantinave kryesore punojnë me turistët të cilët vizitojnë vendin, por përsëri sasitë e shitura mbeten modeste.
Së dyti, për të shndërruar verën “Made in Albania” në markë duhet mbështetje prej të gjithë faktorëve dhe shtetit. Duke bërë një paralelizëm me prodhuesit italianë të verës, Flori Uka shpjegoi arsyen se pse nuk ishte më pjesë e panaireve ndërkombëtare. Kosto e lartë është pengesa kryesore për t’u bërë pjesë e panaireve, që për të thënë të drejtën janë një mundësi e mirë promovimi, ndërsa prodhuesit italianë, që kanë sigurinë e markës “Made in Italy” subvencionohen, tha ai.
Së fundmi, por jo nga rëndësia, bashkimi i prodhuesve shqiptarë është një faktor kyç për zhvillimin e kësaj industrie. Për këtë temë, prodhuesit nuk dëshirojnë që të flasin shumë dhe pohojnë se Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë të Verës ekziston, por vetëm në letra. Të tjerë flasin edhe për kryetar të shpallur apo dhe për dy kryetarë njëkohësisht.
Dashamir Elezi, Presidenti i Shoqatës së Sommelierëve Shqiptarë, ka treguar se ekzistenca e një shoqate serioze të prodhuesve është bazike për zhvillimin e kësaj industrie. Prodhuesit shqiptarë nuk janë të qartë se çfarë është filozofia e tyre e prodhimit. Duke pasur një shoqatë funksionale do të ketë rregulla strikte për sa i përket prodhimit dhe cilësisë së tregut, do të përmirësohet raporti me verën e importit. Prodhimi i ulët, duke marrë të gjitha kantinat së bashku, krijon hapësirë për të gjithë. Nëse shoqata do të ishte funksionale do të luftohej më lehtë prodhimi në të zezë dhe konkurrenca e pandershme.
Vera “Made in Albania”, gjenerues i ekonomisë
I ri në moshë, po jo në industrinë e verës, Flori Uka na ka treguar diçka më shumë për tregun në Shqipëri dhe për sfidat që kanë prodhuesit në vend.
Flori, nga të paktët enologë që ka në Shqipëri, reflekton pasionin dhe ambicien për punën. Sot, ai drejton një nga kantinat shqiptare.
Si është tregu në Shqipëri?
Tregu është shumë i vështirë dhe fajtorë janë të gjithë nga pak, duke filluar nga shteti.
Pse vera “Made in Albania” krahasuar me atë që vjen nga importi ka një pozicionim të dobët në treg?
Vera e importit vjen me çmim shumë konkurrues, Italia sjell verë me çmim shumë më të ulët, pasi ka një mbështetje të madhe nga shteti italian. Ndërkohë unë si prodhues shqiptar kam një kosto shumë të lartë të prodhimit, ku kostoja ime si prodhues është 250 lekë/shishe dhe shteti përgjithësisht na shikon vetëm si taksapagues.
Shteti duhet ta shikojë produktin e verës “Made in Albania” si gjenerues të ekonomisë, ku përveç hapjes së vendeve të punës ka dhe vlerë kulturore e historike.
Nuk është e lehtë të gjesh verë shqiptare në raftet e supermarketeve, përgjithësisht ka verë importi dhe rrallë verë vendase, si operoni në treg?
Vera shqiptare kryesisht tregtohet në restorante, pasi marrim një çmim më të mirë.
Restorantet shqiptare ndikohen kryesisht prej konsumatorit, por restorantet gjithmonë kanë parimin që të shesin atë që duan, ndërkohë që me verën shqiptare këtë nuk e bëjnë. Të huajt përgjithësisht kanë kuriozitet dhe duan të provojnë, pavarësisht cilësisë, pra kjo është një plus për ne, që të paktën kemi mundësi që të na provojnë. Restorantet duhet që të jenë promovuesit tanë të parë.
E njohin verën konsumatorët shqiptarë?
Për sa i përket konsumatorit, në përgjithësi nuk kanë një kulturë minimale për të njohur verën. Ne, verën pa cilësi, atë që është prodhuar në shtëpi në përgjithësi, e kemi quajtur të mirë për shumë vite, por fakti është se ajo verë ka 1 mijë probleme. Vlerësimin e verës nuk mund ta bëjë kushdo. Është shumë e vështirë të luftosh me këtë mentalitet të konsumatorëve shqiptarë.
A keni të njëjtën cilësi me verën e importit të prodhuar në Itali apo në Francë?
Cilësinë tonë e vret çmimi, pasi ne për të prodhuar një shishe verë kemi shumë barriera dhe pak fitim (kosto më të lartë), ndërkohë që ata kanë pak barriera dhe më shumë fitim.
Si janë raportet midis kantinave shqiptare?
Të gjitha kantinat bashkë prodhojmë rreth 1 milionë e 500 mijë shishe, kjo do të thotë që sasitë tona nuk na bëjnë konkurrentë me njëri-tjetrin, pasi me prodhim kaq të vogël ka hapësirë dhe treg për të gjithë. Kantinat shqiptare duhet të bëhen bashkë, në mënyrë që importi të kalojë në vend të dytë. Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë ekziston vetëm në letra, ku të gjithë duan të jenë kryetar.
Cilësia, nga 100 kantina, vetëm 10 kanë prodhim mesatar dhe mbi-mesatar.
Flet presidenti i Organizatës së Sommelierisë Shqiptare, Dashamir Elezi
Barrierat që na pengojnë të bëhemi konkurrues
Prej sa vitesh operon Organizata e Sommelierisë Shqiptare? Ku konsiston puna juaj?
Organizata Shqiptare e Sommelierisë është organizuar në 2015 dhe ka një kontribut mbi 11-vjeçar në jetën shoqërore shqiptare. Puna e organizatës konsiston në njohjen e verërave dhe pijeve të tjera alkoolike vendase dhe të huaja dhe përhapjen e kulturës së njohjes dhe shijimit të verës në Shqipëri; mbështetjen teknike të prodhueseve shqiptarë dhe të aktorëve të këtij tregu. Puna e OSSH konsiston në trajnimet teorike e didaktike në fushën e restoranteve, mbështetjen teknike të prodhuesve për të arritur verëra cilësore të markës shqiptare dhe bashkëpunimin me shoqata të tjera ndërkombëtare për njohjen dhe përditësimin me verërat ndërkombëtare.
A ka verë të mirë shqiptare dhe pse nuk mund të jemi konkurrues as brenda Shqipërisë?
Për sa u përket verërave shqiptare duhet theksuar që disa prodhues seriozë në Shqipëri kanë investuar në vreshta, teknologji dhe know-how (bashkëpunim me profesionistë enologë ndërkombëtarë) të cilët po nxjerrin në pah vlerat e produkteve tipike shqiptare. Ka disa prodhime shqiptare të cilat garantojnë stabilitet dhe cilësi të lartë, por nuk janë sasiore dhe janë të paktë këta prodhues. Për sa i përket konkurrueshmërisë në tregun shqiptar ka disa barriera të ndryshme (edhe artifica burokratike), të cilat pengojnë prodhimin shqiptar për të marrë rrugën e duhur për sa i përket cilësisë. Prodhuesi shqiptar, edhe sot e kësaj dite nuk është mbështetur ende nga shteti me projekte konkrete. Gjithashtu ekziston një “mjegull” në fushën e marketingut dhe në shkëmbimin direkt me konsumatorin. Në aspektin e kontrollit fito-sanitar ka shumë mangësi, qoftë nga vetë institucionet e kontrollit ashtu edhe nga mënyra se si konsumatori qaset me produktin (verë e bërë vetë e tregtuar me bidonë plastikë). E gjithë kjo amulli ndikon negativisht në konkurrueshmërinë e prodhuesit shqiptar të verës në tregun vendas.
Çfarë karakteristikash, faktorë, apo kushte duhen që produkti final të jetë një verë e mirë?
Për të prodhuar një verë cilësore duhet që të ndiqen disa hapa teknologjikë:
– Lënda e parë (rrushi) duhet të ketë parametrat e duhur dhe të vilet kur të ketë arritur parametrat e duhur (pjekja fenolike, pH, aciditeti i duhur dhe rendimenti i duhur). Pasi të kemi një lëndë të parë cilësore duhet që të respektohet jo vetëm teknologjia e prodhimit duke pasur parasysh llojin e verës që do të prodhohet dhe kohën e procesit teknologjik dhe të kontrollit. Nëse ndiqet protokolli i duhur i prodhimit është më se e sigurt që luhatja cilësore nga viti në vit është shumë e vogël. Në Shqipëri shumë pak prodhues e ndjekin procesin teknologjik të rekomanduar nga specialistët e fushës – enologët. Aq më tepër që për të prodhuar një verë cilësore nevojitet një eksperiencë shumëvjeçare në këtë fushë, sepse kemi të bëjmë me një element të gjallë siç është vera në të cilin reaksionet e ndryshme organike ndodhin në kohë jashtëzakonisht të shkurtër dhe bëhen thuajse të pakontrollueshme. Procesi teknologjik përfundon me futjen e verës në shishe, kështu që është po aq i rëndësishëm edhe stabilizimi dhe ruajtja e verës.
Cilat janë problemet e kësaj industrie në Shqipëri?
Problemet e kësaj industrie janë komplekse:
-Prodhuesi nuk është shume i qartë për atë që duhet të jetë filozofia e tij e prodhimit.
-Mungesa e lëndës së parë të certifikuar (kultivarë qartësisht të certifikuar) si rrjedhojë dhe prodhim jo i duhur për atë që është emërtimi.
-Mungojnë politikat afatmesme dhe afatgjata për zhvillimin e kësaj industrie.
-Mungon mbështetja teknike nga ana e dikasterit te bujqësisë për sektorin e vreshtarisë.
-Mungon mënyra se si mund të udhëzohen prodhuesit vendas në harkun vjetor për atë që duhet të jenë shërbimet në vreshtari.
-Sistemi fiskal për kontrollin e prodhimit (duke qenë se është subjekt akcize) është i mangët dhe ndikon negativisht në procesin teknologjik të prodhimit.
-Mungojnë politika makroekonomike për promovimin në fushë të gjerë të prodhimit të verërave shqiptare si brenda dhe jashtë vendit.
-Tregu vendas është kaotik për sa i përket verërave të prodhuesve shqiptarë duke penguar prodhuesit korrekte.
-Përveç procesit teknologjik në tregun vendas mungojnë edhe elementet e tjerë që nevojiten për ta konsumuar verën nëpër restorante apo tryeza siç janë elementet ndihmës, shishja, tapa, etiketimi etj.
Si mund të zgjidhen dhe kujt i adresohen:
Zgjidhja e këtyre problemeve u përket të gjithë subjekteve të fushës, por së pari enteve shtetërore për të përcaktuar qartësisht rregulla të prodhimit dhe të kontrollit. Është e nevojshme një database e përgjithësuar qoftë me sasinë e mbjellë të vreshtave, llojet e kultivarëve, numrin e prodhuesve në zona të ndryshme dhe sasitë e prodhuara të verës dhe të nënprodukteve të tjera. Gjithashtu është e nevojshme bashkëpunimi me ekspertë në këtë fushë (enologë, sommelierë, agronomë etj.)
Shqipëria ka tre rajone kryesore dhe shumë varietete. Në mendimin tuaj cilat janë zonat më të mira të prodhimit?
Në aspektin klimatik, Shqipëria ofron zona me një potencial të jashtëzakonshëm për prodhimin e verërave cilësore si rezultat i vreshtave cilësore. Është më se e vërtetuar (nga shekuj më parë) që pjesa veriperëndimore e Shqipërisë, nga Zagoria e deri në Lezhë, pjesa kodrinore e Shqipërisë Qendrore, si dhe pjesa juglindore e Shqipërisë janë territore ku hardhia ka gjetur “habitatin” perfekt për të. Janë zona të mbrojtura nga erërat kontinentale dhe me klimë të butë e cila është shumë e përshtatshme për prodhimin cilësor të rrushit për verë. Zona si Malësi e Madhe, Shtojë, Zadrima, Kallmeti, Fshatrat e Peshkopisë, zona kodrinore Tiranë-Durrës-Kavajë, fshatrat e Beratit, zona e Këlcyrës, Përmetit, Leskovikut, zona kodrinore e Vlorës, zona e Delvinës dhe deri në Xarë janë nga zonat më të shquara për prodhimin e rrushit për verë në Shqipëri./ Monitor
me vjen keq te them se artikulli eshte – ashtu si edhe vera shqiptare- pa shijen e duhur, cilesine, dhe seriozitetin ne pune.
pike se pari eshte spaña kampione ne bote si per cilesi ashtu edhe sasi qe prej 2014. https://www.theguardian.com/world/2015/mar/06/spain-worlds-biggest-wine-exporter-2014-bulk-sales-spainish-wine
se dyti, rakia, nje produkt tipik shqiptar konsumi, eshte te pakten per nga procesi 10 here me veshtire e shtrenjte te prodhohet sesa vera. edhe rakia po ashtu eshte e prodhuar ne menyre artizanale, me njohuri fillestare, pa kulture e shumllojshmeri.
se treti vera eshte produkti me i kollajshem per tu prodhuar (vetem kazane te medhenj per procesin e ferementimit dhe shishe qelqi) por do vetem vemendje specialisti. asgje tjeter.
se katerti, per tregun e jashtem do merchendising. konkurenca eshte shume e forte dhe Nuk behet dot pa ndihmen e conglomerateve. Spanja qe eshte prodhuesi i disaprej vererave me te mira ne bote ia shet francés per ta komercializuar pasi ka komercializim me te forte.
se treti, konsumi vendas ndihmon veren e importit ne vend te asaj shqiptare. per te ardhur keq, se eshte nje rast i humbur per gjuthe ekonomine e vendit.
se fundit nderhyrja e shtetit Nuk eshte e lartesise se duhur qofte per organizimin e industrise qe nga cultura e fermerit deri tek mardhenjet tregtare me vendet e tjera. sikur vetem taksat qe vjel te riinvestonte per keto pune qofte me firma private edukimi e komercializimi te ardhurat nga industria do te shumfishoheshin per te gjithe.
Fermeri privat mund te kete vullnetin, por jo forcen e shtetit per te organizuar diçka te tille.
Shume e vertete, konsumi i veres nga vendasit ne Shqiperi do ta ndihmonte kete ekonomi! Per fat vererat e mira e kane nisur se fundi edhe ne Shqiperi rrugen e tyre, por jane aty tek 10-15 mij lek te vjetra per shishe (0,7l.), ne nje kohe qe toka shqiptare + dielli i perendise + rrushi i duhur = vere e mire dhe jo patjeter e shtrenjte. Por ne Shqiperi ekziston tek cdo qelize mania per te fituar menjehere shume, dhe jo pak e nga pak.
10 -15€ eshte shume per nje shishe vere. te tilla para paguhen per verera kampione. (ruajtur nen dhé, ne fuçi lisi…) ne spanje p.sh. me 3 – 4€ blen vere shume te mire ne supermarket, per te mos permendur qe ka edhe me 0.5€ vere gatimi (shume e ngjashme me ate shqiptare). vera eshte nje produkt shume fitimprures. llogaritet nje kile rrush per nje shishe vere. kur rrushi blehet me 1€ Nuk mund te pretendosh te shesesh veren me shume se 3€ vetem se ke pritur 6 muaj duke pare televisor. kujdesi per veren eshte minimal, por shume i specializuar patjeter. une mbase gabohem, sepse ka shume vjet qe Nuk kam provuar vere shqiptare por ne kushtet aktuale ne shqipri Nuk ka as kulture as tradite te prodhimit te veres. mos ngaterrojme historine me kulturen e traditen. A ke pyetur ndonje fermer sa lloje vererash di te prodhoje nga i jnejti rrush?
ferementimi i lengut eshte vetem njera pjese. shqipria ka klime te persosur per te arritur sheqerin e duhur, por ferementimi eshte shkence me vehte po ashtu edhe ruajtja. tunelet jane vendi me i mire per te vjetersuar veren per pemperaturen kostante. a di ndonje fermer te ruaje veren neper tunelet e ppsh?
harrova te them, se vera me makineri eshte gjithmone me rentabilitet me te ulet pasi Nuk perzgjedh sipas nivelit te sheqerit por perzjen te gjithe rrushin. perzgedhja me dore eshte shumfish me rentabel ( dhe Nuk ka nevoje per hektare me siperfaqje per te marre fitime) por duhet bere simbas udhezimit te specialistit e jo nga injorante vere te fshatit pa emer.
ShQiptaret Jane nje ndier popujt qe Kane prodhuar vere
Dhe mund te theme me perpara se Francezet pse italianet
Por Sistemi i Salistanit shkaterroi dhe ferrât ko me rrushin
Vererat shqiptare sot per sot Jane shume te keqija dha pa asnje siguri
Dhe nje shishe vere ne Shqipri 10/12 lek shume
Ku ne France prsh ne Bordo vendin e veres 5/8/10€ gjene vere shume te mire
Prandaj me mire raki ne Shqipri ok
undefined
undefined
undefined
Si gjithnje ne vendin tone, shikojme ta hedhim “topin” e fajit diku larg vetes.
Te tere gjykojne te tjeret pa bere qofte dhe per modesti pakez autokritike.
Artikull i mbeshtetur ne intervista dhe jo ne ndonje kerkim sadopak te thelluar.
Flitet nga prodhuesit per cmimin e “larte” te rrushit, por nuk flasin per krahun e lire te punes.
Flitet nga ta per rrush te importuar por ne asnje etikete te prodhuesve vendas nuk cilesohet, por perkundrazi marketohen ne emrin “Vere Shqiptare”.
Flitet se kosto per shishe varion nga 180 deri 250 leke duke anashkaluar se ka verera shqiptare qe shiten nga 10 deri 40€.
Kantina qe kerkojne nga restorantet te promovojne vererat shqiptare, por cbejne kantinat per te promovuar veren e tyre. Eedhe ne ato pak panaire qe marin pjese, ta ofrojne produktin me gote plastike dhe duke i kthyer ne merkato per te shitur disa shishe vere.
Shume i sakte pozicionimi i Presidentit te Shoqates se Sommeliereve Shqiptare, persa i perket potencialit gjeografik qe ka vendi yne, persa i perket mungeses se nje shoqate serioze te prodhuesve, mungeses se kontrolleve nga instuticionet perkatese …..Harron nderkohe te na thote se per 11 vjet konkuron me verera te importuara prodhimin vendas, asistenca qe i’u ofrohet kantinave eshte kundrejt pageses, ne disa prej kantinave te njohura te vendit nuk eshte e regjistruar asnje vizite zyrtare e anetareve te kesaj organizate.
…….
Nuk eshte domosdoshmerisht e nevojshme te krahasohemi me Italine, Francen apo Spanjen.
Ajo qe na nevojitet:
1) nje analize e thelluar S.W.O.T
FUQITE,DOBESITE,MUNDESITE, “KECENIMET”
2) fushata te synuara marketing, me perparesi konsumatorin shqiptar
3) ATDHEDASHURI nga tere aktoret e industrise…
I nderuar …ANONIM!
Sapo u njoftova per kete artikull i cili ne fakt na qenka citim pjesor apo i devijuar i nje interviste timen per revisten Monitor.
Dua te te qartesoj se Sommelieria Shqiptare ne 11 vjet te egzistences se saj , jo vetem ka instruktuar çdo vit nga 15-25 persona qe punojne ne restorante, kantina apo amatore te veres por edhe ka mbeshtetur me personelin e saj profesional prodhuesit serioze shqiptare ne aktivitete e panaire brenda e jashte vendit. Dhe kjo PA PAGESE!
Gjithashtu, me mbeshtetjen e Sommelierise Shqiptare, eshte mundesuar bashkepunimi i disa prodhuesve shqiptare me enologe nga me te shquarit ne nivel boteror dhe fale ketij bashkepunimi, disa verera kane marre vleresime ne konkurse me juri shume te respektuar (shih google duke kerkuar me emra te vererave apo kantinave).
Cilesia e vererave te ketyre prodhuesve eshte e larte (per kategorite specifike te prodhimit) dhe sasia e prodhimit eshte rritur nga viti ne vit.
Dhe vete prodhuesit falenderojne Sommelierine Shqiptare per kete bashkepunim.
Bashkepunimi nuk nenkupton bamiresi por gjithkushi shkemben ate qe ka si subjekt. Ndermjetsimi i Sommelierise Shqiptare ka qene dhe eshte pa pagese! Eshte FAT per prodhuesit shqiptare te kene nje mundesi te tille.
Sommelieria Shqiptare eshte shoqate qe rregullisht kryen seminare, trajnime, asemble e vizita didaktike me anetaret e saj.
Gjithashtu paguan rregullisht taksat vendore e ato fiskale qe nga dita e themelimit te saj.
Keshtuqe, z. ANONIM, mos hidhni mjergulla e hamendsime duke ndotur ate qe eshte kristaline dhe thjeshte e kontrollueshme!
Shpresoj qe here tjeter te vendosesh te dalesh me emer e te besh komente konstruktive e te bazuara.
Persa konkurueshmerise, informohuni o anonim se Sommelieria nuk eshte shoqate tregetare.
Per vizitat ne kantinat shqiptare te Sommelierise, shih o anonim tek web site i Sommelierisë se ke informacion te bollshem. Sommelieria Shqiptare viziton cilindo prodhues qe fton per nje vizite didaktike e informuese.
Artikull koti
pijn shqiptaret,pijn.
pijn cdo gjo.
pijn dhe q!ijn.
por ka nje formul ketu:
kush pi,pihet.
kush q!,q….t.
shqipnija ka
raki t mir
ver t mir
mish t mir
klim t mir
plazhe t mira
hashash t mir
p!dh t mir.
perdorjani kto miresi te saj dhe do te gjeni parajsen.
kjo esht rreklama me e fundit turistike ne CNN per shqipnin.
Ne Maj te 1976 verat e Kalifornise fituan cmimet a para ne vere te kuqe dhe te bardhe duke lene mbrapa vererat dhe pordhen franceze. Vazhdimi historise dihet….
Sa cmime kan fitu vererat e mira shqiptare?
Vera “Pules i bardhe”- Kantina Nurellari fitoi çmimin e dyte(silver medal) ne konkursin Ballkanik , Sofie 2016
Vera “Kallmet Prestigj” – Kantina Kallmet fitoi çmimin e trete(bronze medal) ne konkursin Ballkanik , Sofie 2016
Dhe kjo fale bashkepunimit me Sommelierine Shqiptare.
Qe afrohet standarteve europjane si vere e mire dhe pije alkolike te kontrolluara nga institucionet
perkatese me pullen e finances gjindet ne Shkozet(Durres) . Historia e Kantines Gjergj Kastriot(Skenderneu) me shume se 60-t vjet nzjerre ne tregun shqiptare dhe te eksportit:
Vere,raki,konjak,ponc etj-etj.
Qe te me besoni beni zhiro tek kjo Kantine dhe do me besoni qe eshte me standartet bashkkohore,
ku mund te vizitoni dhe Kantinen e vjeter qe ruhet si Muze etj-etj.
VERE E MIRE ESHTE AJO QE E BEJE VETE ME RUSH PA SPERKATJE I PJEKUR SA DUHET DHE PA ILAC …………………MBYLLE MIRE ZBATO PARAMETRAT DHE AJT TUJTJETA TE TJERAT JANE PORDHE ME RIGON VETEM MARKETING PER TE SHIT ETIKETAT DHE SHISHET ,TRASPORTET E PER TE FITUAR ME STANDARTE EUROPIANE ….KUJDES NGA ATO VERERA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
PS;SA ME SHUME TE RI VERA AQ ME E IMRE BEHET!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Gjithe ky artikel edhe asnje émer per vere te mire?