Ministri i Financave, Arben Ahmetaj urdhëron ushtrimin e kontrolleve në pikat e shitjes së gazit të lëngshëm.
Ai tha se manipulimet me çmimin në dëm të konsumatorëve familjarë do të jenë subjekt i masave të menjëhershme nga organet e kontrollit.
“Ministri i Financave z. Arben Ahmetaj ka zhvilluar sot një takim me strukturat në varësi, Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ku ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të kontrolleve në pikat e tregtimit të gazit të lëngshëm në të gjithë vendin, me qëllim garantimin e zbatimit korrekt të ndryshimit të bërë në ligjin për akcizat, me aplikimin e akcizës 8 lekë/litër për gazin e lëngshëm, vetëm për përdorim nga automjetet.
Organet e kontrollit në varësi të tatimeve dhe doganave, janë urdhëruar të ndërmarrin masa të menjëhershme për subjektet abuzuese në të gjitha rastet e konstatimit të shkeljeve në zbatimin e ligjit dhe manipulimit me cmimin e tregtimit të gazit të lëngshëm në dëm të konsumatorëve familjarë dhe bizneseve.
Kontrollet do të nisin menjëherë dhe do të shtrihen në të gjithë vendin. Ministria e Financave sqaron edhe njëherë se ndryshimi në ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, i cili hyri në fuqi në datën 1 Janar 2017 me Paketën e re Fiskale, nuk parashikon asnjë kosto shtesë për qytetarët dhe sipërmarrjen.
Konkretisht, në Nenin 4 të ligjit, sqarohet se: “Produktet energjetike që klasifikohen në grupin E500 me Kodet e NK 27 11, i nënshtrohen pagesës së akcizës sipas shtojcës nr.1 të këtij ligji, vetëm nëse këto produkte janë për përdorim si lëndë djegëse për motor automjetesh. Procedura e aplikimit të kësaj dispozite përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.”
Ndryshimi në ligjin për akcizat, u bë në kuadër të përafrimit me Direktivën 2003/96/EC– diferencim i normës së akcizës për gazin për përdorim si produkt energjitik dhe në harmonizim me praktikën e ndjekur nga vendet e rajonit, ku Shqipëria ka akcizën më të ulët prej 5.7 cent/litër.
Ministria e Financave thekson angazhimin maksimal të strukturave të tatimeve dhe doganave në funksion të garantimit të zbatimi korrekt të ligjit dhe fton qytetarët të raportojnë cdo rast abuzimi që ata konstatojnë në treg”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Financave.
Ti zoti minister ja fut kot .. Sepse tere tregetaret nga 8 e bene deri ne 20 rritjjen e gazit per makinat dhe pak me pak ate per konsumatoret familjare . Megjithate ti ngrohesh me paret tona se edhe ngrohjen rrezik shteti ta paguan , keshtuqe se vret mendjen sa eshte nje bombel per konsumatorin e thjeshte . Shume mire e keni bere dhe vazhdoni po ne qershor vota mos kerkoni me …Dhe mos kujto qe ata si une jane te paket ….
o ari nuk te demton ajo shifer e gazit qe eshte rritur se maksimumi me 10lek eshte bere. po thuaj qe shqiptari si dhe un ne kte rast ka qef qe te shfrytzoj nje mall me cmim te ulet ne maksimum. ti njelloj ke per ta blere pasi kohet e sotme, ne bote cdo gje eshte kthyer ne gaz tashme dhe faktikisht eshte gje e keqe pasi sic po shohim shume deme po vijne po nga gazi sidomos ktu ne shqiperi. ti thuaj po qe te vendosi masa sigurie qe te parandaloj keto fatkeqsi.
Kush njeri ne bote nuk preferonka cmime me te uleta?!!!
Shume e drejte eshte per te ushtruar kontroll pikat e tregtimit jane gati me manipulu cmimet, te pakten kur e perdor per ngrogje nuk duhet te kete abuzime dhe kontrolli duhet te jete i larte.
nje nisme per tu vlersuar pasi eshte ne mbrojtje pasi sjell mbrojtjen e konsumatorit nga abuzuesve qe mashtrojne me cmimet qytetaret e thjesht
tpakten nuk ka heshtje totale po levizin te shmagin abuzimin,
o Mero kafsha , ky shkrm ka 2 jave ne letren higjenike TEMA…..O IDJOT PER CA ESHTE KY ARTIKULLI APO PROPOGANDA JOTE SSERVILE…..
shqiptaret jan msuar qe tja fusin njeri tjetrit.bravo qe po vendosini rregull dita dites