Përmirësimi i bilanceve të kompanive shtetërore të energjisë, OSHEE, OST dhe KESH veç të tjerash ka ndikuar pozitivisht në të ardhurat e buxhetit të shtetit.
Sipas treguesve financiare të kompanive për 11 mujorin shihet se tatimi mbi fitimin që ato kanë derdhur në arkën e shtetit kanë zënë 11% të totalit të arkëtimeve nga ky tatim në 11 mujor.
Gjithashtu kompanitë në fjalë kanë derdhur në buxhet 4.4% të krejt arkëtimeve të TVSH dhe 0.2 për qind të taksave lokale.
Sipas të dhënave fiskale, shihet se për periudhën 10-mujore, janar-tetor, të ardhurat kanë shënuar një deficit me 4 miliardë lekë në krahasim me planin e periudhës, ndërsa në krahasim me një vit më parë, është mbajtur ritmi i rritjes me 7%, ndonëse rritja është frenuar ndjeshëm në muajt e fundit në krahasim me fillimin e vitit, raporton Monitor.
Nga të gjitha tatimet vetëm Tatimi mbi Fitimin ka shënuar ecuri të mirë me rreth 4 miliardë lekë nxitur nga performanca e mirë e kompanive të energjetikës. Vetëm OSHEE për nëntëmujorin ka paguar mbi 1.3 miliardë lekë tatim-fitim.
Kompanitë e energjetikes që deri para pak vitesh kanë qenëgropa e zezë e buxhetit deri sa qeveria mori kontrollin e Shpërndarjes pas ikjes se CEZ. Marrja e masave strikte për grumbullimin e faturave të energjisë ka stabilizuar sektorin duke i kthyer kompanitë publike nëkontributore në arkën e shtetit.
Duke përfshirë edhe fitimin prej 33.5 milionë eurosh të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, korporatat e mëdha shtetërore të energjisë OST, KESH dhe OSSHE akumuluan një fitim neto në fund të 6-mujorit të parë prej 46.8 milionë eurosh.
bravo kjo sespse shume kompani me pronesi shteterore kane ndryshuar praktiken duke i paguar tatimet e fitimit shtetit, e njejta rruge duhet te ndiqet edhe per kompani te tjera
rritja e te ardhurave nga kompanit energjitike eshte rezultat i aksioneve te ndermarra nga qeveria duke shenuar rezultate financuare pozitive qofte per vete kompanite por duke kontribuar dhe ne buxhetin e shtetit
nje lajm tejet pozitiv pasi brenda nje kohe te shkurter keto shoqeri kane mundur te japin rezultate te jashtezakonshme dhe kontribut ne derdhjen e konsiderueshme te te ardhurave
Refprma ne energjin eshte e vetmja reforem qe beri rilindja keto 4 vjete,dhe rezultatet jan te dukshme po shume mbrapa mundesive qe ka sistemi energjike shqiptare, ku 100 per 100 eshte prodhim hidrike qe eshte me kosto me te lire se cdo lende djegese qe perdoret per prodhim energjije. Kure fitimet nga sistemi energjik shqiptare te arrijne 300 miljon euro atehere duhet te thuhet se u be dicka.