Kryetari i komisionit Taulant Balla, përsëriti kërkesën në adresë të Policisë për sjelljen e Nuel Kalaj di dëshmitar “shumë të rëndësishëm”, dhe tha se dispononte disa emaile që tregonin se si Nuel Kalaj ka pasur komunikim me drejtues të CEZ-t në Shqipëri dhe në Pragë, por dhe me drejtues te qeverisë së kohës, përfshire ish-kryeministrin Sali Berisha, si dhe ish-ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë.
“Këto emaile duhen përkthyer, sepse është e rëndësishme që përkthimi të noterizohet, sepse do te jetë objekt referimi. Për shkak të informacionit të vyer ne hedhim dritë mbi disa çështje kryesore. Njoftoj se emailet mbajnë data të ndryshme duke filluar nga viti 2008, 2009 dhe 2010″, tha Balla.
Duke ju referuar mbledhjes se fundit se komisionit, ku u deklarua se ishte administruar nje llogari bankare e Kalajt, i cili figuronte se ka marrë nga CEZ-i transferta bankare me mbi 7 milionë euro, shumë e tërhequr prej tij cash me 16 qershor 2009, kreu i komisionit tha se do të kërkojmë nga bankat e tjera se si ky person i ka marrë këto para. Drejtoria kundër Pastrimit të Parave duhet te kishte dijeni për këtë, pasi rrallëherë ndodh që një person fizik të tërheqë shuma të mëdha parash në një ditë të vetme. Kalaj e ka pranuar që e ka marrë shumën 7 milion euro. Po ashtu, ai deklaron se ka pasur një kontratë konsulence me kompaninë CEZ, e paguar me 900 milonë lekë të vjetra, për një studim fizibiliteti për sistemin elektroenergjitik shqiptar, ndërkohë që qe nuk dihet se çfarë arsimimi ka ky njeri”, u shpreh Balla.
Ai tha se do t’i kërkohet Policisë që të kontrolloje lëvizjet e Kalaj përmes mbikëqyrjes së sistemit TIMS, në periudhën janar-shkurt 2010, për të verifikuar nëse paratë e tërhequra kanë qendruar në Shqipëri apo kanë dalë jashtë.
Dëshmitari Nuel Kalaj nuk u paraqit sërish të hënën para komisionit hetimor që po verifikon ligjshmërinë e privatizimit te OSSH-së kompanisë çeke CEZ, në vitin 2009.
I konsideruar si ‘personi kyç’ në privatizimin e Operatorit shqiptar të Energjisë, Kalaj nuk u paraqit në seancë dëgjimore pasi ndodhej jashtë shtetit, ndonëse ishte paralajmëruar edhe sjellja me forcë e tij.
Balla tha gjithashtu se CEZ-i u favorizua gjatë tenderimit nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave(KVO), pasi ky i fundit ndryshoi kriteret, pas të cilave u përzgjodh kompania çeke dhe jo ajo italiane, ENEL.
Ridvan Bode, deputet i opozitës në këtë komision, i ka bërë thirrje kryetarit Balla që të mos dalë në përfundime të parakohshme, pa dëgjuar më parë dëshmitë e personave të përfshirë në këtë çështje.
Bode ka theksuar se, në këtë komision duhet të thirren për të dëshmuar jo vetëm sekseri, por edhe drejtues të kompanisë CEZ.
Akuzave të Ballës për ndryshimin e nivelit të borxhit të keq, Bode i është përgjigjur duke thënë se, sot borxhi i keq i kompanisë ka arritur në 25 për qind, kuotë shumë më e lartë kjo nga niveli i mëparshëm, që sipas Bodes nuk ishte mbi 10 për qind e jo 14 për qind sikurse tha Balla.
Duke iu përgjigjur akuzave të maxhorancës për favorizim të kompanisë CEZ në privatizimin e OSSH-se Bode tha se parametrat e këtij procesi u përcaktuan nga Banka Botërore. “Të gjitha janë të përgatitura nga ekspertiza më e mirë e BB, dhe që reflektuan standardet më të mira në privatizim. Ndaj dhe e konsideruam privatizimin më të mirë në rajon, me çmimin më të lartë”, tha ish-ministri i Financave.
Në fund u njoftua se komisionit do të rimblidhej të hënën e ardhshme, ku sërish do të jetë i thirrur në seance dëgjimore Nuel Kalaj, ndërsa do të nisë puna për përgatitjen e raportit përfundimtar, që do ti paraqitet seances së Kuvendit.
Dhe deri te henen tjeter, do zhduken disa prova. Pastaj nje tjeter te hene disa te tjera. E keshtu me radhe. Deri sa nje dite shqupi te marri pushtetin e t’jua faturoj ju vjedhjen. Kerkoi prokurit mandat arresti nderkombetar. Dhe Nese nuk e ben , mos na çani menderen me vetingun. Po merre shkarkoje si bente Berisha. Kot u bini verdalle, gjarpri kapet nga koka. Ju kerkoni bishtin. Te pa afte enuke. Nje Di Pietro i futi ne site nga i pari te i fundit. Ju mungon deshira per ta bere. Ligjet Jane dhe nuk lene vend per alibira e marrezira.
Berishet po kalojne dite cmendine.
Do kemi zhvillime te papara .
Nue Kalaj e ka jeten ne rrezik,
Berishet do e vrasin qe te zhdukin provat.
Berishet vrane dhe oficterin e SHIK I.K ne Angli 5 dite pasi u lirua me detyrim paraqitje.
Trupi tij eshte djegur ne Clonard , Irlande.
Nuel Kalaj shume shpejt do deklarohet i “larguar ne drejtim te paditur”.
Berishet vrasin cdo njeri qe i rrezikon mireqenjen.
Nue Kalaj ka gabuar rende qe bashkpunoi me Zenin.
Dikush qe dje po e “ruan” nga te Zenit.
Kur behet fjale per njerez te PD-s,bode kujdeset ta qortoje Ballen qe te mos ngutet,edhe pse po shfaqen prova,ku shifet me emer e mbiemer se kush ka bere keto marifete,por per boden,sali berishen,lulin,bumqin,fazlliqin e kelliqin ky eshte nje fotomontazh i Rames,pasi xeni eshte i “shenjet” dhe si bir thiu qe eshte kurre ska bere keso pisllaqe!
Hajde shtet hajde,kur je i PD-s ke te drejte te besh çte duash,te vjedhesh,te besh lazarat ku te duash,te merresh me droge,prostituta,te vjedhesh vota,te vrasesh njerez,te tradhetosh vendin dhe kombin,ti falesh det grekut,ti falesh toke shkaut e çfar jo tjeter,dhe nese dikush i ban me gisht ateher duhet kerkuar ndonje pordhe diku qe te fajesohet Rama dhe qeveria per te gjitha poshtersit e bera nga vet PD,ku fatmiresisht jane mbledhur te gjithe fundrrinat e kombit.
Bode, edhe qeni lehin aty ku kane ngrene. Kjo nuk do koment. Po per Boden a nuk jane dosjet e korrupsionit sa mali i Rakickes?