Progresi i ekonomisë shqiptare drejt rritjes më të madhe në rajon në 2017, Ahmetaj në Konferencën Financiare në Vjenë.

17 Janar 2017, 18:05Ekonomia TEMA


Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Vjenë ku mori pjesë në punimet e Konferencës Financiare “Euromoney”, Forumi për Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, e cila këtë vit u fokusua tek zhvillimet e ekonomisë globale në vitin 2017 dhe sfidat e financimit të sektorit publik. Pjesëmarrës në Konferencën me mbi 1100 të ftuar të nivelit të lartë, ishin prezentë edhe Ministrat e Financave të vendeve të rajonit, Hungarisë, Kroacisë, Serbisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Pjesë e axhendës së Forumit ishte edhe një Tryezë e Rrumbullakët e dedikuar për Shqipërinë, organizuar me mbështetjen e Bankës Kombëtare Tregtare, me temë “Progresi I Shqipërisë drejt ekonomisë me rritjen më të shpejtë në rajon në vitin 2017”, ku të ftuar ishin Ministri Ahmetaj, Zv. Guvernatorja e Bankës së Shqipërisë Elisabeta Gjoni, CEO I BKT Seyhan Pencabligil dhe përfaqësues të tjerë të sipërmarrjes nga Shqipëria, përballë një audience të nivelit të lartë, politikëbërës, investitorë dhe lidërë të biznesit në rajon.
Në një postim në Facebook pas përmbylljes së aktivitetit, Ahmetaj shkruan
“Progresi i Shqipërisë drejt ekonomisë me rritjen më të shpejtë në rajon për vitin 2017” ishte tematika mbi të cilën sot pata kënaqësinë të diskutoj në Konferencën Financiare “Euromoney”, në një tryezë të rrumbullakët dedikuar Shqipërisë, mes disa prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të bankave dhe institucioneve financiare ndërkombëtare.”

4 komente në “Progresi i ekonomisë shqiptare drejt rritjes më të madhe në rajon në 2017, Ahmetaj në Konferencën Financiare në Vjenë.”

  1. jona says:

    Lajm i mire per ekonomine shqiptare sado modeste te jete rritja e rendesishem eshte te jete permiresim real.

  2. tomorr says:

    rezultataet me te mira qe ka patur ekonomia shqiptare ndonjehere rezultate qe nuk behen me llafe por me pune

    1. redon says:

      te ishte punar me mend qysh ne fillim vendi do ishte ne tjeter stad zhvillimi nuk i ndjek shume por po behet dicka ka nje levizje per mire ekonomia

  3. ilir says:

    suksese ne punen ne vazhdim dhe vazhdoni me kte ritem e shef populli kush puno kush ben gam gam

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje