Napoli është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, duke mundur në “Sao Paulo” skuadrën e Fiorentinës me rezultatin 1-0.
Autori i golit për skuadrën e drejtuar nga Muarizo Sarri, u shënua nga ana e mesfushorit Kajehon në minutën e 71-të.
Në këtë takim u bë protagonist dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Elseid Hysaj i cili u ndëshkua me karton të kuq duke humbur mundësinë që të luajë në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale napolitanët do të përballen me çiftin Juventus-Milan që do të luhet ditën e nesërme.