Miqësorja, Skëndërbeu fiton përballë kombëtares U-21

24 Janar 2017, 16:36Sport TEMA

Skëndërbeu ka fituar miqësoren përballë skuadrës kombëtare U-21 me rezultatin 3-1.

Sfida e luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” u dominua nga kampionët e shqipërisë që treguan një superioritet përballë kuqezinjve të drejtuar nga Alban Bushi.

Për korcarët realizuan Predesku, Plaku, dhe  Gavazaj, ndërsa për Shqipërinë shënoi Mustafa.

Ky ishte testi i tretë për kombëtaren U-21, ku ka marrë dy humbje dhe një fitore.

Ndërsa për Skëndërbeun kjo ishte një miqësore e rëndësishme në prag të përballjes së fundjavës me Flamurtarin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje