Skëndërbeu, Daja: Pres edhe një sulmues tjetër. Do të kërkojmë vazhdimësinë gjatë pjesës së dytë të sezonit

23 Janar 2017, 16:03Sport TEMA

Trajneri i Skëndërbeut, Ilir Daja, ka folur për ndeshjen e fundjavës kundër Flamurtarit si dhe për përgatitjet e skuadrës.

Në një prononcim për “Supersport”, Daja u shpreh se kundërshtari është mjaft i vështirë, por korcarët do të bëjnë maksimumin që të kënaqin tifozerinë e tyre.

Daja theksoi se pret një tjetër goditje në fund të merkatos.

“Janë bërë dy ndeshjet e fazave të para ku kemi humbur dhe kemi fituar. Kemi përballë një kundërshtar shumë të vështirë dhe jemi shumë të përqëndruar për të zhvilluar një ndeshje të bukur përballë tifozëve tanë. Për kohën që kam pasur në dispozicion jam shumë i kënaqur, por deri në fund të merkatos pres edhe një sulmues tjetër për të rritur forcën sulmuese përpara portës”

Tekniku i kampionëve shtoi gjithashtu se ekipi i tij do të kërkojë vazhdimsinë dhe në dy fazat e tjera të kampionatit.

“I kemi të gjitha mundësitë për të bërë një rrugëtim pozitiv. Do të kërkojmë vazhdimësinë gjatë pjesës së dytë të sezonit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje