Luftëtari, kapiteni Ergis Mersini ndërpret kontratën me klubin

23 Janar 2017, 15:37Sport TEMA

Klubi i Luftëtarit ka ndërprerë kontratën më kapitenin e skuadrës së tyre Ergis Mersini.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit gjirokastrit shkruhet se lojtari dhe klubi kanë ndërprerë kontratën me konsensus.

Ergis Mersini nuk udhëtoi me bluzinjtë në minifazën përgatitore në Antalya, dhe në këtë mënyrë 28-vjecari i jep fund aventurës së tij 3-vjecare me Luftëtarin.

Postimi i plotë i Luftëtarit.

Pas kerkeses per largim nga ana e mbrojtesit Ergis Mersini dhe bisedimeve te zhvilluara, klubi i futbollit Luftetari njofton se ka prishur me konsensus marrdhenien kontraktuale me mbrojtesin. Klubi i futbollit Luftetari falenderon lojtarin per kontributin e dhene me fanellen e Luftetarit dhe i uron atij suksese ne karrieren e metejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje