Berisha: Ëndrra kombëtarja kuqezi

23 Janar 2017, 14:56Sport TEMA

Bernard Berisha në një rrëfim ekzkluziv per Supersport, rrefen endrren e tij te kahershme, fanellën kuqezi. Shoku i tij i skuadrës te Terek, Bekim Balaj shpreh gjithashtu dëshirën për një Kombëtare gjithëpërfshirëse.

 Berisha

Prej i vogël kisha ëndërr të luaja me Kombëtaren shqiptare, me skuadrën e madhe. Por, kjo ëndërr nuk mu realizua… Ende nuk e di përse, megjithatë jam shumë i lumtur që skuadra arriti të kualifikohej për herë të parë. Përsa i takon Kosovës viti 2016 ishte shumë i suksesshëm sepse ishte shtet i izoluar dhe kampionati nuk ishte cilësor. Tani janë hapur dyert dhe Kosova ka shumë talent. Pavarësisht se jemi në grup shumë të fort besoj se do të paraqitemi sa më mirë.

Të paraqiteni mirë sepse luani edhe në Loro Boriçi dhe shkodranët nuk mungojnë në mbështetje të Kosovës. I uroj suksese Kosovës edhe pse është në hapat e parë. Dëshira e të gjithë shqiptarëve është që të kemi një Kombëtare gjithëpërfshirëse, por rrethanat kushtet dhe politika sollën edhe krijimin e kësaj skuadre. Gjithsesi jam i siguirt që Kombëtarja shqiptare do të jetë gjithpërfshirëse dhe do të ketë gjithmonë lojtarë nga të gjitha trevat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje