Premier League/ Chelsea mposht në “Stamford Bridge ” Hull City

22 Janar 2017, 19:36Sport TEMA

Chelsea ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në fushën e saj, duke mundur me rezultatin 2-0 skuadrën e Hull City.

Një tjetër sukses për skuadrën e drejtuar nga italiani Antonio Conte, të cilët vijojnë të kryesojnë të vetëm dhe të shkëputur tabelën e renditjes.

Golat për “Blutë e Londrës” në këtë ndeshje u shënuan nga sulmuesi Diego Costa, që rikthehet të luajë pas mungesës që bëri javën e kaluar kundër Leicester dhe mbrojtësi Gary Cahill.

Pas kësaj fitoreje Chelsea vazhdon të mbetet në vendin e parë me 55-pikë, tetë më shumë se sa Arsenal në vendin e dytë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje