Shkodran Mustafi është shfaqur mjaft entuziast pas fitores që skuadra e tij Arsenali mori në minutën e fundit kundër Burnley.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, mbrojtësi me orgjinë shqiptare shprehet i lumtur për këtë fitore dhe golin e tij të parë me fanellën e Arsenalit.
“Çfarë ndeshje. Jam jashtëzakonisht i lumtur që fituan në minutën e fundit dhe që shënova golin tim të parë me Arsenalin” shkruan Mustafi.
Ekipi i drejtuar nga Arsen Venger fitoi në minutën e 97-të falë golit të shënuar nga Sanchez, sfidë në të cilën u bënë protagonist dhe dy lojtarët me orgjinë shqiptare Mustafi që I dha epërisë skuadrës së tij dhe Xhaka që u ndëshkua me karton të kuq.