Seria A/ Gola dhe spektakël Napoli triumfon në "San Siro" përballë Milanit

21 Janar 2017, 22:44Sport TEMA

Napoli ka fituar supersfidën e javës së 21-të të Serisë A kundër Milanit.

Napolitanët triumfuan në “San Siro” përballë kuqezinjve në një sfidë e cila dhuroi mjaft emocione dhe spektakël.

Ekipi i drejtuar nga Sarri arriti që të shënojë dy gola mjaft të shpejtë që në minutat e para të ndeshjes.

Lorenco Insinje në minutën e 6-të dhe Kalejon në minutën e 9-të i dhanë epërsinë e dyfishtë ekipit të tyre.

Milani reagoi në minutën e 37-të me mesfushorin Kuska i cili rihapi ndeshjen.

Pjesa e dytë ishte po aq emocionuese sa e parë në të cilën pati shumë raste po Donnarumma dhe Reina ishin protagonist me pritjet e tyre spektakolare.

Pas kësaj fitoreje Napoli ngjitet në vendin e tretë me 44-pikë, ndërsa Milani është në vendin e pestë me 37-pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje