Partizani ka vijuar përgatitjet ditën e sotme në kompleksin sportiv ” Internacional Tirana ” në Pezë.
Seanca e sotme është shfrytëzuar nga Traineri Starova për të testuar grupin në një ndeshje kontrolli.
Një 90 minutësh ku ka dhuruar mjaft gola teksa pothuajse të gjithë sulmuesit e skuadrës kanë gjetur rrugën e golit, me përjashtim të Sukaj që vijon përgatitjet i veçuar.
Të gjithë lojtarët janë impenjuar maksimalisht duke shfaqur një formë mjaft të mirë fizike.
I pranishëm në seancën e sotme ka qënë edhe Presidenti Demi.
Të dielën skuadra do qëndroj pushim për të rifilluar javën anti Luftëtari të hënën.