Besart Berisha është bërë sërish protagonist në sfidën e sotme që skuadra e tij Melbourne Victory lujati kundër Perth Glory.
Bomberi me orgjinë shqiptare ishte autori i golit të vetëm për ekipin e tij, i cili u mund në transfertë me rezultatin 2-1.
Besart Berisha arriti që të shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 58-të, ndërkohë që përpara se të mbyllej pjesa e parë e kishte humbur një tjeter penallti.
Me golin e sotëm Berisha thellon rekordin e golashënuesit më të mirë në histori në kampionatin Australian duke u ngjitur në kuotën e 94-finalizimeve.