Liverpuli ka marrë një goditje të rëndë në sfidën e javës së 22-të të “Premier League”.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloop, është mundur në “Anfiled Road” nga ekipi i Swansea me rezultatin 2-3, duke bërë një hap fals në rrugën drejt titullit kampion.
Të pesë golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit pasi pjesa e parë përfundoi me shifrat 0-0.
Fernando Llorente arriti që në minutat e 48-të dhe 52-të të shënojë dy gola për Swansean, por reagimi i Liverpulit erdhi menjëherë.
Në minutën e 55-të Firmono shkurtoi diferencat, ndërsa në të 69-tën është sërish Firmono që shënon duke barazuar rezultatin.
Goli i fitores për miqtë u shënua nga Sigurdsson në minutën e 74-të duke i dhënë një fitore mjaft të rëndësishme skuadrës së tij në luftën për mbijetesë.
Pas kësaj humbje Liverpuli renditet në vendin e tretë me 45-pikë, ndërsa Swansea renditet në vendin e 17-të me 18-pikë.