Një test pozitiv që shërbeu për njohjen e lojtarëve të rinj që kanë vetëm pak ditë të grumbulluar me Shpresën. Të tillë e konsideron trajneri i 21-vjecarëve të Shqipërisë Alban Bushi, miqësoren me Kamzën, pavarësisht humbjes që në debutim.
Emocionet kanë nisur që kur e mora detyrën. Për kaq pak ditë kam krijuar një ide për lojtarët. Ky grumbullim është mjaft pozitiv. Pjesa e dytë? Janë lojtarë të vegjël me emocione, nuk kanë dhënë 100%-shin. disa lojtarë treguan shumë cilësi sikur kanë vite që e veshin fanellën. Në ndeshjet e ardhshme do të shprehen më mirë. Lojtarët do të jenë në vëzhgim gjatë gjithë kohës. U kam thënë të qëndrojnë pa stres.
Për Bushin të gjithë futbollistët janë në provë, pasi grumbullimi në të ardhmën do të varët nga zhvillimi i gjithsecilit.
Po ka lojtarë të mirë pavarësisht moshës ne i marrim, ne jemi në dërtim e sipër, kemi marrë ata që mendojnë se janë më të mirët, por të tjerët mund të avancojnë më shumë. Është normale që të gabojnë teknikisht, por rëndësi ka që të kuptojnë atë që u kërkon.
I kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij u shfaq pas miqësores edhe trajneri i Kamzës Bledar Devolli, i cili ka rezerva vetër minutat e para të pjesës së dytë. Sipar trajnerit gjikosatrit, Kamza me rezultatet që ka arritur ka treguar se meriton ngjitjen në Superiore.