Karlos Tevez është prezantuar tek skuadra e tij e re në Kinë, Shanghai Shenhua.
Sulmesi argjentinas i cili u prit në mënyrë madhështore nga tifozat e Shanghai Shenhua u prezantua ditën e sotme me fanellën e tij të re ku do të mbajë të veshur numrin 32.
Gjatë prezantimit Tevez u shpreh se mjaft entuziast për këtë aventurë të re, duke theksuar se do të japë maksimumin që ekipi të arrijë në nivele të larta.
“Tifozët në to kanë qenë të këndshëm duke më bërë të ndihem si në shtëpinë time, por sapo erdha në Shanghau dhe pashë aq shumë tifozë që më përshëndeten, menjëherë kuptova se kam një shtëpi të re. Klubi ka nevojë për lojtarë cilësorë si unë për tu përmirësuar . Do të jetë pak e vështirë pasi edhe pse kam marë disa të afërt me vete prinderit vazhdojnë të qëndrojnë në argjentinë që është shumë larg, por unë tani e ndiej Shangahin si shtëpinë time të dytë” tha Tevez
Argjentinasi me këtë transferim shëndërrohet lojtari më i paguar në botë ku do të përfitojë 38 milionë euro në sezon për dy vitet e ardhshëm.
Pas tij vjen Braziliani Oscar që gjithashtu do të luajë në Kinë me ekipin e Shanghai SIPG dhe në vendin e tretë është Kristiano Ronaldo.