Antonio Conte shuan zërat për një konflikt me Diego Costën

21 Janar 2017, 15:21Sport TEMA

Tensionet mes Antonio Contes dhe Diego Costës janë duke u ulur.

Tekniku Italian në sfidën kundër Hull City ka vendosur që ta aktivizojë që nga minuta e parë bomberin spanjoll i cili mungoi së sfidën kundër Leicesterit javën e kaluar.

Në një pronocim përpara ndeshjes, Conte u shpreh se lajmet rreth një konflikti mes tij dhe Diego Costës nuk janë të vërteta.

“Shumë gjëra që janë thënë nga media nuk janë të vërteta. Costa është një futbollist i jashtëzakonshëm. Ai do të vazhdojë të qëndrojë tek Chelsea dhe shpresojë që sëbashku të vazhdojmë të festojmë shumë fitore. Tashmë ai është rikuperuar nga dëmtimi që pësoi dhe është në dispozicion të skuadrës për takimin kundër Hull City.”

Gjithashtu Conte tha se në drejtim të Diego Costës ka pasur mjaft oferta, por theksoi se ai e ka në planet e tij sulmuesin spanjoll.

“Është e vërtetë që për të ka shumë oferta por, personalisht e cilësojë Diegon si një nga elementët më të rëndësishëm që ka skuadra. Gjithashtu mund të shtojë se ai është i lumtur që luan për ne dhe dëshiron ta bëj këtë gjë edhe për disa  vite” tha Conte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje