Borussia Dortmundi e ka nisur me fitore vitin 2017, duke marrë tre pikë të rëndësishme në ndeshjen ndaj Ëerder Bremen, që e mposhti në transfertë me rezultatin e ngushtë 1-2.
Golat për Dortmundin u shënuan Andre Schuerrle dhe Lukasz Piszczek, derisa për vendasit realizoi Fin Bartels.
Pas kësaj fitore, Dortmund ngjitet në vendin e katërt me 30-pikë të grumbulluara.
Ndërkohë në orën 18:30 Lepzing do të luajë përballë Frankfurtit.
Java e 17-të e Bundesligës mbyllet ditën e nesërme me ndeshjet Bayern Leverkusen-Hertha Berlin dhe Mainz-Koln.
Ndërsa ditën e djeshme Bayerni mposhti në transfertë ekipin e Freiburgut.
Më poshtë të gjitha rezultatet e ditës së sotme.
Darmstadt 0-0 B. Monchengladbach
Augsburg 0-2 Hoffenheim
Schalke 1-0 Ingolstadt
Werder Bremen 1-2 B. Dortmund
Wolfsburg 1-0 Hamburg
Freiburg 1-2 Bayern Munich