Premier League/ Manchester United barazon në fund me Stoke City

21 Janar 2017, 18:09Sport TEMA

Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë përballë skuadrës së Stoke City.

Ky është barazimi i dytë për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho, pas atij kundër Liverpulit javën e kaluar.

Stoke City kaloi në avantazh në minutën e 19-të pas një autogoli të Juan Matës.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit Uejn Runi shpëton skuadrën e tij duke shënuar në minutën e 94-të.

Ndërkohë në orën 18:30 luhet supersfida Manchester City-Tottenham.

Premier League mbyll nesër javën e 22-të me ndeshjet, Southampton-Leicester, Arsenal-Burnley dhe Chelsea-Hull City.

Më poshtë rezultatet e ndeshjeve të ditës së sotme.

Liverpul 2-3 Swansea

Bournemouth 2-2 Watford

Crystal Palace 0-1 Everton

Middlesbrought 1-3 West Ham

Stoke City 1-1 Mancheseter United

West Broum 2-0 Sunderland

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje