Është mbyllur në barazim supersfida e javës së 22-të në “Premier League”, mes dy ekipeve pretendente për të fituar titullin kampion mes Manchester City dhe Tottenham.
Sfida e zhvilluar në “Etihad Stadium” u mbyll me rezultatin 2-2, një barazim që favorizon ekipin e Chelsea që ka mundësinë më të mirë për të vijuar shkëputjen në krye të tabelës së klasifikimit.
90-minutat e zhvilluara mes Manchester City dhe Tottenhamit ishin spektakolare që ishin mjaft të luftuara deri në sekondën e fundit.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0 ku rastet për shënim nuk munguan për të dyja ekipet.
Në pjesën e dytë skuadra e Pep Guardiolës, arriti që të shënojë me anë të Sane në minutën e 49-të. Dyfishimi i rezultatit erdhi në të 54-tën me Kevin De Bryne.
Por, vendasit nuk arritën dot që të ruanin këtë avantazh pasi Tottenahmi reagoi menjëherë.
Alli në munitën e 58-të dhe Son Heung-Min në të 77-tën barazuan rezultatin, duke i hequr mundësinë Manchester City që të marrë tre pikë në fushën e saj.
Pas këtij barazimi City renditet në vendin e pestë me 43-pikë të grumbulluara, ndërsa Tottenhami ne vendin e dytë me 46-të.