Arsenali ka fituar me vështirësi në sfidën e javës së 22-të të “Premier League” përballë skuadrës së Burnley.
Një ndeshje e “çmëndur” u zhvillua në “Emirates Stadium” pasi vendasit e siguruan fitoren në minutën e 97-të të takimit.
Ishte mbrojtësi me orgjinë shqiptare Shkodran Mustafi, që kaloi në avantazh skuadrën e drejtuar nga Arsen Venger duke shënuar në minutën e 59-të të takimit.
Ky ishte goli i parë për Mustafin me fanellën e Arsenalit. Ndërkohë, Granit Xhaka është bërë protagonist në minutën e 66-të duke u ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Defour.
Kur të gjithë po mendonin se takimi do të përfundonte me rezultatin 1-0, Burnely në minutën e 92-të barazon rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë e 11-metërshit me Garay.
Por, golat nuk do të ndalesh këtu pasi në minutën e 97-të sulmuesi Aleksis Sanches shënon golin e fitores për Arsenalin duke shpërthyer në festë tifozerinë e tij.
Me këtë fitore Arsenali ngjitet në vendin e dytë me 47-pikë të grumbulluara.
Ndërkohë sfida tjetër e luajtur në orën 13:00 mes Southempton dhe Leicesterit përfundoi me rezultatin 3-0.
Java e 22-të mbyllet me ndeshjet e fundit që luhet në orën 17:30 mes Chelsea dhe Hull City.