Barcelona ka marrë një fitore pa shumë probleme në transfertë kundër Eibarit.
Katalanasit arritën që të fitonin me rezultatin e pastër 4-0, duke e dominuar sfidën për 90-minuta.
Golin e parë e shënoi Denis Suarez në minutën e 31-të duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0.
Në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Luis Enrike arriti që të shënojë dhe tre gola të tjerë me yllin argjentinas Lionel Messi që shënoi në minutën e 50-të, Luis Suarez në të 68-tën dhe braziliani Neymar që në minutën e 92-të vulosi shifrat në 4-0.
Një fitore e rëndësishme për Barcelonën që e sheh veten në vëndin e tretë me 41-pikë të grumbulluara.