Ryan Mason është duke luftuar me jetën pas pësimit të një dëmtimi dhe gjakderdhje në tru nga një përplasje kokë më kokë me mbrojtësin Gary Cahill.
25 vjeçari u dërgua në spital pas përplasjes së ashpër që pati në pjesën e parë me Cahill, i cili gjithashtu iu nënshtrua trajtimit mjekësor në fushë.
Cahill u ringrit për ta vazhduar ndeshjen, por Mason u dërgua në spital, ku do t’i nënshtrohet një operacioni.
Ndërkohë “The Mirror” shkruan.
“Ryan Mason është duke luftuar për jetën e tij pas lëndimit të rëndë që pësoi në kokë në ndeshjen Chelsea – Hull City, ai mendohet të ketë pësuar lëndime serioze në kafkë”