Gjoka: Në Shkodër për fitore, gara për titull e ashpër

23 Janar 2017, 15:00Sport TEMA

Kukësi është gati fizikisht dhe psikologjikisht për nisjen e pjesës së dytë të sezonit. Gjatë javës Anti-Vllazni, trajneri Gjoka do të marrë përgjigjet e fundit nga skuadra pas një minifaze përgatitore model, që u shoqërua me disa afrime të rëndësishme, sic ishte Rrumbullaku dhe Cale. Trajneri i verilindorëve shpjegoi se mbrojtësi i krahurt të majtë do të luajë titullar ndaj Vllaznisë, ndërsa sulmuesit brazilian i duhet edhe pak kohë për t’u përshtatur.

“Kemi zhvilluar një minifazë përgatitore shumë të mirë dhe mund të them se jemi gati për ndeshjen me Vllazninë. Sapo është kthyer Karioka, i cili kishte marrë leje për një problem familjar, Greca vijon fazën e riaftësimit, ndërsa Alla do të mungojë për arsye dëmtimi. Rrumbullaku do të luajë titullar, ndërsa Cale do t’i duhet edhe pak kohë për t’u përshtatur.”

Kukësi do të udhëtojë drejt Shkodrës me ambicie maksimale, i avantazhuar edhe nga fakti që ndryshe nga shkodranët kanë zhvilluar stërvitje në kushte shumë më të përshtatshme.

“Përgatitjet e skuadrave nuk ngjasojnë me njëra-tjetrën. Vllaznia mbetet një skuadër e fortë që duhet respektuar dhe do të jetë fusha e blertë ajo që do të tregojë se cila skuadër është stërvitur më mirë.”

Në ndeshjet e transfertës Kukësi, edhe pse nuk ka pësuar humbje, ka grumbulluar 7 pikë më pak se Partizani dhe Gjoka e ka të qartë se për t’u shpallur kampion duhet përmirësuar mesatarja e pikëve në takimet jashtë.

“Ne nuk kemi pësuar asnjë humbje në transfertë dhe shpresojmë që të vazhdojmë kështu. Sigurisht që për t’u shpallur kampion duhet të fitojmë më shumë ndeshje jashtë.”

46-vjecari nuk bën dallim mes Partizanit dhe Skëndreut në garën për titullin dhe kujton se 1 pikë diferencë me ndjekësist më të afërt është e papërfillshme.

“Skënderbeu shkoi deri +8 pikë nga ne, por sot është pas nesh në renditje. Prandaj parashikoj një garë të ashpër deri në fund.”/SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje