Gjergji Muzaka ka fituar gjyqin me klubin e Tiranës në seancën e rradhës që u zhvillua ditën e sotme nga Dhoma e Zgjidhjeve së Konflikteve në FSHF.
Lojtari është tashmë i lirë dhe ka të drejtë që të luajë më këdo skuadër tjetër.
Gjithashtu, Muzaka ka përfituar dhe rrogat e prapambetura, të cilat nuk do ti marrë të plota sic kishte kërkuar ai, por vetëm një pjesë të tyre.