Borussia e Dortmundit ka zyrtarizuar kontratën me talentin 17-vjeçar Alexander Isak.
Drejtuesit e skuadrës gjermane kanë paguar për sulmuesin suedez 8 milionë Euro, i cili konsiderohet si Zlatan Ibrahimoviçi i ri.
Për shërbimet e Alexander Isak ishte interesuar dhe skuadra e Realit të Madridit, të cilët ishin pranë marrveshjes, por lojtari vendosi që të transferohej në gjermani tek Dortmundi.
Pas hedhjes së firmës mbi kontratë lojtari zbriti menjëherë në stërvitje duke iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës.
Alexander Isak është një prej talentëve më premtues në Europë pasi për të përveç Realit të Madridit ishin interesuar dhe skuadra e Chelsea dhe PSG-së.