Partizani i është rikthyer seancave përgatitore për sfidën e fundjavës kundër skuadrës së Luftëtarit pas në dite pushim.
Të kuqtë nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova, këtë seancë të sotme e kanë përqëndruar tek karakteri tekniko – taktik.
I vetmi shqetësim i teknikut Starova në këtë seancë ishte mesfushori Idriz Batha i cili nuk e ka përfunduar të plotë seancën stërvitore si pasojë e një shqetësimi të lehtë.
Pjesa tjetër e grupit ka vijuar normalisht programin stërvitor.
Të martën skuadra do të zhvillojë dy seanca, paradite në palestër dhe pasdite në fushë.
Takimi mes Luftëtarit dhe Partizanit do të luhet ditën e shtunë në orën 14:00