Pasi u prezantua si blerja më e rëndësishme e Korabit në merkaton e Janarit, Ardit Hoxhaj prezantohet në mikrofonin e Supersport si futbollisti më i ri i skuadrës dibrane. Në drejtim të 22-vjecarit nga Vlora ka patur shumë oferta por Korabi ishte zgjedhja e parë e Hoxhajt dhe vetë sulmuesi është i kënaqur me transferimin te skuadra e Gerd Haxhiut.
Pas një sezoni shumë pozitiv te Bylis vitin e kaluar, Hoxhaj kaloi 6 muaj të vështirë te Skënderbeu, por tashmë për lojtarin nis një aventurë e re. 22-vjecari ka bindjen se te Korabi do të bëjë një tjetër hap cilësor për karrierën e tij.
Si një vlonjat që është, ëndrra e Hoxhajt është të rikthehet një ditë te Flamurtari, klubi tek i cili hodhi hapat e tij të parë në karrierë, edhe pse për momentin e vetmja gjë që dëshiron sulmuesi është të bëjë mirë me Korabin.
Në pjesën e dytë të sezonit objektivi i Hoxhajt është të realizojë sa më shumë gola për Korabin, por në të njëjtën kohë që këto finalizime ti japin pikë skuadrës dibrane për tiu larguar fundit të renditjes.