Teuta ka bërë një goditje mjaft cilësore në këtë merkato dimri, duke afruar në skuadër mesfushorin Gerhard Progni.
Progni ka firmosur me bregdetarët deri në fund të sezonit, ku ka kryer dhe seancën e parë stërvitore me “Djemtë e Detit”.
Një blerje mjaft cilësore për Teutën e cila ka afruar një mesfushor që e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar dhe ka luajtur me ekipe cilësore dhe do të jetë një nga pikat më të forta në formacionin e Gugash Maganit.
Aventura e fundit e Gerhard Prognit ishte në kampionatin azerbaxhanas.