Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë, në lidhje me anëtarësimin e Kosovës me të drejtat të plota në UEFA e FIFA.
Pas pranimit të Kosovës në dy institucionet më të rëndësishme të futbollit, Serbia iu drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, ne pretekst se me anëtarësimin e Kosovës u shkel Statuti i UEFA-s, ku thuhej se pjesë e këtij institucioni nuk mund të behësh pa qenë anëtare e OKB-së.
Megjithatë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje dhe Kosova është pranuar me të drejtë për tu bërë antare e UEFA-s dhe FIFA-s.